• |
ide | kryesore

Djegia e mandateve, ambasadori Soreca dhe Schutz i shkojnë Bashës në zyrë

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susane Schutz dhe ambasadori i BE Luigi Soreca takuan Lulzim Bashën sot në selinë blu.

Fillimisht Basha ka pritur në takim ambasadoren gjermane dhe më pas edhe ambasadorin e BE në Tiranë. Takimi mes liderëve vjen pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita.

Detaje nga takimet nuk janë bërë me dije, por qëndrimi i ndërkombëtarëve është i qartë, kundër këtij veprimi radikal të opozitës.

Sot në orën 17:00 PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.

Ditën e djeshme PD mblodhi Kryesinë e cila zgjati rreth 2 orë. Pas mbledhjes së kryesisë, Basha foli për mediat, ku njoftoi se Kryesia ka vendosur djegien e mandateve.

Basha shtoi se djegia e mandateve nuk është një qëllim në vetvete, por fillimi i një sfide e cila synon të garantojë një qeveri për njerëzit, e jo për krimin.



2 Comments

  1. Krimi. Krimi. Krimi. Krimi. Qeveria e lidhur me krimin. Po nuk na thot kush jan keta kriminel qe na qenka lidhur me qeverin? Dhe qe u dashka mare ky veprim kaq ekstrem, per tu mbrojtur demokracia. Krimi, krimi, krimi, krimi. Luli do nje arsye tu shmanget zgjedhjeve. Jo pa arsye i ben gjithmon keto para 3-4 muaj para zgjedhjeve. Pse nuk i dogji mandatet qe para 1 viti, kur me demek ia vodhi zgjedhjet krimi. Nje deshtak qe e njohin si brenda partis se tij dhe jasht. Ta gezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *