• |
ide | kryesore

Donika Prela konkurron për SPAK. Kush janë emrat e tjerë që iu bashkuan listës

Lajme, Të fundit



Gara për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale do të jetë e hapur deri nesër.  Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda i është shtuar listës së aplikantëve për  SPAK. Ajo ka aplikuar ditën e sotme.

Pak kohë më parë, edhe pse pati mjaft akuza në drejtim të Prela-s, ajo arriti të kalonte vettingun e të konfirmohej në detyrë.

Ditën e sotme 5 prokurorë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e SPAK. Ata janë prokurori i Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Osmani, prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami).

Gjithashtu ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK edhe Enkeleda Millonai, Prokurore ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. (Aktualisht me Urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është ne pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie) dhe Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Maksim Sota.

Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 20 prokurorë për 15 vende.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.



5 Comments

  1. Kete Enkeleida Millonain e mori Llalla ne Tirane per te shqyrtu 450 dosjet e famshme
    Qe su hapen kurre.Shpetoi djalin e tezes llalles qe e kallzuan per korrupsion ne Elbasan
    Nja dy here i Ka Dale emri te Stopi
    Po’ kur ke fat te kesh shoqe Arta Markun ,kjo coi ne suedi per specializim
    Dhe Tani doVeje ne spak.

  2. Nafijet synojne te kapin shkallet me te lartra te gjyqsorit.Anuk e mendojne valle se nje dite do perfundojne ne koshin e plehrave ,ose prapa hekurave me keto skandale qe kane bere,mbuluar dhe ndihmuar?

  3. Donikat Pelat Artur Malaj Bonat e KPK e zagaret e tjer qe i sherbejne Politikes kriminale Kurse ONM mbyll syte se i pelqejne ato euro qe marrin qe punojne me dy standrde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *