• |
ide | kryesore

Edhe Donika Prela aplikon për SPAK-un

Lajme, Të fundit



Shtohen edhe gjashtë kandidatë të rinj për SPAK.  Këtë të mërkurë kanë dorëzuar dosjet, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, prokurori në Prokurorinë e Apelit Tiranë Altin Dumani, prokurorja në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës Enkeleda Osmani, prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami), prokurorja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan Enkeleda Millonai (aktualisht me Urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është ne pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie)  dhe Maksim Sota, Prokuror ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Deri tani kanë aplikuar për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 22 aplikantë.

Afati i pranimit të aplikimeve për SPAK skadon me datën 21 shkurt 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *