• |
ide | kryesore

FOTO/ I sëmuri imagjinar: tifozët kundër Icardi…

Sport



Tema më e nxehtë e javës në kampin e Inter ishte natyrisht çështja-Icardi, të cilit klubi vendosi ti hiqte shiritin e kapitenit. Pas vendimit të shoqërisë, erdhi menjëherë refuzimi i argjentinasit për të marrë pjesë në transfertën e Europa League në Vienë e pastaj dëmtimi i pretenduar që e mbajti sulmuesin edhe jashtë ndeshjes me Sampdoria.

Në orët e fundit ish-kapiteni kreu edhe testet mjekësore në gju dhe Inter njoftoi se nuk ka asnjë variacion të rëndësishëm “në krahasim me testet e kryera përpara nisjes së sezonit”, por Icardi me shumë mundësi nuk do të jetë edhe në ndeshjet me Rapid Vienna e Fiorentina.

Një ‘telenovelë’ që shpërtheu ironinë e tifozëve zikaltër, që sapo janë njohur me komunikatën për shtyp të klubit mbi gjendjen e Icardit kanë reaguar me meme në rrjetet sociale…










Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *