• |
ide | kryesore

Gafa skandaloze e tifozit të Liverpool: fluturon në Gjermani për të parë ndeshjen… por luhej në Anfield…

Sport



Disa gafa janë të jashtëzakonshme dhe të destinuara të mbeten në histori, por më e cuditshmja është se vazhdojnë të ndodhin edhe në 2019, në epokën e rrjeteve sociale dhe në kulmin e periudhës së teknologjisë. Një tifoz i Liverpool, në fakt, të martën ka përjetuar ndeshjen e Champions mes Të Kuqve e Bayern Mynih… në Gjermani. Paul – ky është emri i tifozit anglez – ishte i bindur se ndeshja e vajtjes së 1/8 e finaleve do të luhej në Allianz Arena e kështuc, si e rrëfen vetë ai, diku afër Krishtlindjes prenotoi fluturimin për Mynih.

“Në kohën e festave – shpjegon tifozi i Liverpool – kisha pirë ca si tepër, e pasi mora biletat për ndeshjen e vajtjes, prenotova fluturimin në Mynih i bindur se gjërat ishin të lidhura. Nuk e kuptova që luhej më parë në Liverpool”.

Paul, sidoqoftë, nuk e kaloi i vetëm vizitën në qytetin gjerman duke qenë se – si tregon Gazzetta dello Sport – përfundoi ta ndiqte ndeshjen e Champions në studion e organizuar nga tv gjerman, i ftuar si mik. Një eksperiencë në cdo rast unike, që sigurisht do ta kujtojë përgjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *