• |
ide | kryesore

Hahn takim me Gent Cakajn: Avancimi në rrugën drejt BE duhet të jetë mbi interesin e partive

Lajme, Të fundit



Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn njëlloj si të gjithë ndërkombëtarët kërkon uljen e tensioneve mes qeverisë dhe opozitës shqiptare.

Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ai ka shprehur shqetësimin për zhvillimin e ditëve të fundit në Tiranë.  Përmes një postimi në Twitter, Hahn shkruan se Avancimi në rrugën drejt BE duhet të jetë mbi interesin e partisë dhe të përbëjë një qëllim kombëtar për të gjithë.

“Takim i mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. Unë përsërita se Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësinë që të vazhdojë më tej reformat për të përparuar në rrugën e saj BE. Në mënyrë të barabartë kam shprehur shqetësimin tim të madh në lidhje me tensionet në rritje midis qeverisë dhe opozitës. Avancimi në rrugën drejt BE duhet të jetë mbi interesin e partisë dhe të përbëjë një qëllim kombëtar për të gjithë.”



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *