• |
ide | kryesore

Inter dyshon tek Icardi: sulmuesi do ti nënshtrohet vizitave mjekësore, por një ide është krijuar…

Sport



Vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në shtëpinë e Interit çështja Ikardi. Këtë mëngjes në klinikën “Humanitas” ish-kapiteni do të jetë nën kontrollin e një ekzaminimi mjekësor për të verifikuar shkallën e enjtjes në gjurin e djathtë, e njëjta gjë që argjetinasit thotë se e shqetëson në mënyrë të rëndësishme – parë dhe nga pamundësia për t’u stërvitur – që nga dita kur i është hequr shiriti i kapitenit dhe nga mosprania për t’u grumbulluar për në Vjenë.

“Të flasësh për vizita mjekësorë duket e tepruar, ndonëse Interi kërkon ta shohë më qartë se sa vërtetë kjo histori korrespondon me atë që pretendon lojtari – shkruan Gazzetta dello Sport – Të paktën në mënyrë diplomatike, ai do të qëndrojë jashtë për pak kohë, në mënyrë që të gjithë të ndjehen mirë në këtë çështje. Sepse koha do të mund të kthejë të mirën e Ikardit dhe Interit për të gjetur rrugën e daljes. Raporti i besimit është thyer dhe është një problem serioz tashmë në mesin e shkurtit.

Interi beson se Uanda kërkon të arrijë në thyrje përfundimtare, që do të thotë se nuk do ta pranojë rinovimin për ta larguar shpejt të shoqin nga zikaltrit. Klani i Ikardit në të kundërt është i bindur që klubi e kishte ngritur në këmbë të gjithë këtë strategji, për të bërë të mundur shitjen e lojtari, në qetësi të plotë, verën e ardhshme, pa pasur presionin e të tjerëve kundër. Tensioni mes palëve mbetet shumë i lartë. Ikardi pret lëvizjen e klubit, ose më mirë një tërheqje pas.

Klubi dhe trajneri në krahun tjetër janë në pritje të një veprimi të lojtarit përballë skuadrës, siç ka shpjeguar vetë Spaleti publikisht ditët e kaluara”. Por deri më tani zero përballje me shokët. “Në dhomat e zhveshjes, çdo ditë që kalon nga mungesa në grup e ish-kapitenit, është indirekt një konfirmim i zgjedhjes së bërë nga trajneri dhe klubi – nënvizon e përditshmja italiane – E vendosur, por jo e thënë që rrjetet sociale shumë të dashura për Ikardin kanë qenë me të vërtëtë një termometër korrekt, postimi me të cilin Inter ka festuar për Ikardin (i shkruar në mesnatën mes së hënë dhe të martës) dhe që ka marrë një like nga vetëm katër lojtarë – D’Ambrozio, Ranokia, Kandreva dhe Asamoah – ndërsa Lautaro i ka dedikuar në mbrëmje një histori në Instagram me shumë puthje virtuale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *