• |
ide | kryesore

Kryetarja e Bashkisë Përrenjas: PS ka bllokuar buxhetin, do i vihet kyçi çerdheve dhe kopshteve

Lajme, Të fundit

Pas bllokimit të buxhetit, kryetarja e bashkisë Përrenjas Miranda Rira, u ka bërë thirrje publike kryeministrit Edi Rama, prefektit të Elbasanit si dhe Këshillit të ministrave që të shpërndahet këshilli bashkiak i bashkisë së Përrenjasit. Kryetarja e bashkisë është shprehur se deputetët e PS-së janë bërë shkak i bllokimit të buxhetit, e për pasojë po mbyllen çerdhe e kopshte.

“Bllokimi i buxhetit ne bashkinë Përrenjas vjen nga keqdashja e deputetëve të PS Taulant Balla dhe Nure Belba te cilët kane berë presion këshilltarëve të PS për mos miratim te buxhetit. Gjendemi në një situatë kritike që na detyron t’i vëmë kyçin çerdheve kopshteve dhe Bashkisë. Gjithçka është sajese politike për të bllokuar bashkinë Përrenjas që qeveriset nga LSI”- ka thënë Rira.

5 Comments

  1. Kjo ishte ajo shushunja qe ka berenamin duke vjdhur me ate firmen Zdravo ???
    Po to more afersisht 800 mije eruo moj zonje per stadjum dhe tani po bertet se ske para per kopshet dhe cerdhet ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu