• |
ide | kryesore

Kuvendi publikon rendin e ditës, por jo orën e fillimit të seancës parlamentare

Lajme, Të fundit



Opozita pritet të mbajë nesër në orën 10:00 protestën e radhës para parlamentit. Duket se kjo, ka ndikuar edhe në mos publikimin e orës se kur të do mblidhet Kuvendi.

Në seancat e mëparshme orari publikohej në faqen zyrtare të Kuvendit ku dhe pasqyrohet rendi i ditës. Sa i takon seancës së nesërme ka një rend dite të përcaktuar, por ajo që mungon në urdhrin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi është ora se kur duhet të mblidhen deputetët.

Nuk dihet ende nëse seanca do të thërritet për t’u mbledhur si çdo të enjte në 10:00, apo do të ketë një spostim të orarit për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës e cila përkon në të njëjtën orë.

 



2 Comments

  1. Mos e haroni o shqiptarë thënien e të ndjerit Mandela të Shqipërisë, Pjetër Arbnori :
    “Këta nuk janë socialistë por specialistë (për dredhira) ”
    Aq sa kokoroçë që sillen, aq edhe burracakë e tinzarë janë.
    Burracaku më i madh është Edi Rama.
    Sa herë ka protesta kundër tij, do të gjejë ndonjë sebep që t’ja mbathë.
    Të shtunë e kaluar i bëri të dyja, edhe burracakun edhe tinzarin
    Nuk ja mbajti të qëndrojë në kryeministri nga frika, e si tinzar bëri një antimiting në Vlorë si Raiz Alia dikur.
    Nuk është i pakët edhe “trimi” kryetar i Kuvendit për dredhira.
    Për ti shpëtuar ndëshkimit për vrasjet në kufij e në protestën e 2 prillit në Shkodër, i veshur si femër ja mbathi për Greqi.
    Ka mundësi që kuvendin ta mbledhë fshehurazi që në orën 8 të mëngjezit, të bëjë miratimin me shpejtësi të nja tre-katër palo ligjeve pa diskutime, e për gjysëm ore të ikin me vrap nga Kuvendi

  2. Burre eshte Saliu qe qellon mbas ferre.
    Ndersa keta socialistet jane tradhtare. Qellojne demokratet e ndershem me thika te helmuara, stilografa dhe cadra pistolete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *