• |
ide | kryesore

Maduro blindon me ushtri kufijtë e Venezuelës

Planet
Maduro-2.jpg



Forcat e armatosura të Venezuelës janë pozicionuar në kufijtë e vendit për të ndaluar incidentet e mundshme.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino.

Sipas Padrinos, ushtarët dhe oficerët ushtarakë “vazhdojnë të mbesin besnik” ndaj presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.

“Opozita duhet të kalojë mbi trupat e vdekur nëse dëshiron të përjashtojë Maduron dhe të formojë qeverinë e re” tha Padrino.

Rreth 50 vende nga mbarë bota e kanë njohur liderin e opozitës, Huan Guaido si president të përkohshëm.

Maduro, i cili është në pushtet që nga viti 2013, është kritikuar brenda dhe jashtë vendit për ekonominë e dobët në Venezuelë.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se mbi tre milionë njerëz janë larguar nga vendi si pasojë e krizës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *