• |
ide | kryesore

“Më duheshin armiq të rinj, të gjithë të vjetrit ishin bërë tifozët e mi”; Ibrahimovic rrëfen qeshjet ironike që e pritën në Angli

Sport



Kurrë mos e sfido Zlatan Ibrahimovic. Një këshillë, por edhe një fakt praktikisht. Suedezi kur futet në sfidë, ose provokohet për dicka që nuk mund të bëjë, përpiqet me cdo mënyrë të tregojë se të tjerët e kishin gabim. Ekzaktësisht ajo që i ndodhi në kohën kur u transferua tek United. Shumë mendonin se nuk ishte në gjendje të përballonte futbollin anglez në moshën 35 vjecare. Konsiderata që …e nervozuan, si rrëfen vetë Ibra në faqen zyrtare të United…

“Të gjithë qeshnin, mendonin se dinin gjithcka për gjithcka. Për mua ishte sfidë, duke parë moshën time dhe faktin se nuk mkisha luajtur kurrë në Premier League. Më pëlqejnë këto gjëra se më ngacmojnë e më japin adrenalinë. E pas tre muajsh, të gjithë po hanin fjalët që kishin thënë. Më duheshin armiq të rinj, sepse të vjetrit ishin bërë të gjithë tifozët e mi”.

Mbyllja nuk mund të ishte vecse e stilit Ibra. “Kur erdha tek United thashë se do pushtoja Anglinë. Njerëzit qeshën me mua. Sa keq që unë nuk po bëja shaka …”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *