• |
ide | kryesore

Mourinho ngacmon Juventus: “Nëse eleminohet tani, nuk do ishte surprizë”

Sport



Juventus e Champions League janë dy koncepte që në këtë sezon më shumë se kurrë shkojnë me njëri tjetrin. Bardhezinjtë sfidojnë Atletico Madrid në 1/8 e finaleve dhe një parashikim ka dashur ta bëjë edhe një armik i vjetër si José Mourinho: “Juventus ka kualitet dhe eksperiencë për të fituar Champions këtë vit, pastaj kanë një lojtar deciziv si Ronaldo, por…”. Përballë është Atletico: “Nuk do të ishte surprizë nëse Juventus eleminohet në 1/8-at”.

Raportet mes Mourinho e tifozëve të Juventus nuk kanë qenë kurrë të mira e sfida e dyfishtë kundër Manchester United në grup, mes gjestesh, koresh e polemikash, sigurisht nuk ka sjellë qetësi. Special One është i bindur për forcën e bardhezinjve, edhe pse nuk i kursen ngacmimet përpara ndeshjes në Ëanda Metropolitano: “Ka kualitet dhe eksperiencë: Juve mund të fitojë Champions. Por nëse do të dilte tani nuk do të ishte një surprizë” ka komentuar për Teleradiostereo.

Përballë kampionëve të Italisë është Atletico Madrid: “Besoj se Juve mund tia dalë, pastaj ka Ronaldon që është një lojtar deciziv. Nëse eleminohet në këtë moment nuk do të ishte edhe kaq befasuese sepse sfidojnë një skuadër me ambicje të mëdha e që do ta luante finalen në shtëpi. Edhe pse nuk po luan mirë, e njohim të gjithë Simeone e përpara kanë lojtarë të aftë të bëjnë diferencën. Kështu them, besoj që Juventus mund ta fitojë Champions, por mund edhe të mos i luajë cerekfinalet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *