• |
ide | kryesore

Ndjekësit kritikojnë veshjen e Arbana Osmanit (FOTO)

Paparazzi, Slider



Prej ditësh në mediat rozë ka qarkulluar një tjetër lajm sipas të cilit moderatorja ka nisur një lidhje me regjisorin e programit që ajo drejton, Eduart Grishaj.

Miq dhe kolegë pranë dyshes pohojnë për Panorama Plus se moderatorja është në një romancë me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”. Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, është vënë re një afrimitet që dëshmohet me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në “Instagram”.

Por ndërkohë që të gjithë po flasin për këtë romancë të re të mundshme të Arbanës, fansat kanë një kritikë për moderatoret dhe nuk kanë hezituar t’ia vënë në dukje. Në një foto të shkrepur nga emisioni i saj dhe e postuar në Instagram, fansat nuk kanë pëlqyer veshjen e Arbanës dhe i kanë thënë që fustani është tmerrësisht i shkurtër për emisione të tilla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *