• |
ide | kryesore

Personazhet shqiptarë që gjetën sërish dashurinë pas divorcit (FOTO)

Paparazzi, Slider



Të përjetosh divorcin nuk është e thjeshtë, por disa emra të njohur shqiptarë kanë mundur të ringrihen, të rinisin jetën pas ndarjes e madje edhe të gjejnë sërish dashurinë.

1- Arbana Osmani

Prezantuesja e “Top Channel” i dha fund historisë 16-vjeçare të dashurisë me bashkëshortin e saj dhe lajmet e divorcit nisën të qarkullonin në fund të 2018-ës. Ndonëse nuk dihet kur kanë nisur problemet mes çiftit, menjëherë pas lajmeve të divorcit, Arbana po përflitet se ka nisur një histori të re dashurie. 35-vjeçarja prej pak kohësh po shijon romancën me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn. “Panorama Plus” shkroi pak ditë më parë se miqtë dhe kolegët e dyshes e konfirmojnë historinë më të re të dashurisë në showbiz-in shqiptarë e madje pohojnë se mes tyre ka shumë passion, gjë kjo që i ka penguar ta mbajnë të fshehtë.

2- Soni Malaj dhe Mirko

Soni Malaj celebroi në martesë historinë e dashurisë me balerinin italian Mirko Luçarelli, me të cilin u njoh gjatë pjesmarrjes në spektaklin “Dancing Ëith the Stars” në vitin 2010. Por prindërit e vogëlushes Anna nuk do të qëndronin gjatë bashkë dhe vendosën të divorcohen në 2015-ën dhe si shkak u përfol fakti se secili donte të ndiqte karrierat personale: Soni në Shqipëri e balerini në Romë. Pak muaj më vonë në media nisën të qarkullonin lajmet se këngëtarja kishte nisur një romancë të re me një djalë nga Tirana, të quajtur Klevi. Ata u fotografuar në eventet e kryeqytetit bashkë dhe që prej 2016-ës janë të pandashëm.

neh.jpg

 

3- Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha i dha fund martesës 15-vjeçare me ish-bashkëshorten Sadije me të cilën ka edhe 2 fëmijë. Ndarja e 2013-ës u komentua gjatë në media, sidomos pasi juristi nisi një histori të re dashurie me miss-Albania, Armina Mevlani. Sot Shkëlzeni dhe Armina janë të fejuar dhe planifikojnë të martohen së shpejti.

4- Blero Muharremi dhe ish-bashkeshortja Teuta Krasniqi

Këngëtari pas disa vitesh martesë me ish-bashkëshorten, aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën u nda në 2014-ën, gjeti sërish dashurinë. Divorci tashmë i përket të shkuarës pasi prej pak vitesh zemrën e artistit e ka rrëmbyer modelja Afrona Dika. Blero dhe Afrona madje pritet të lidhin kurorë në një cermeoni martesore që do të jetë në qendër të vëmendjes së showbizit në shtator të këtij viti.

5- Aurela Hoxha dhe ish-bashkëshorti Adi.

Modelja Aurela Hoxha pati një divorc aspak të lehtë. Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Adi u ndanë në 2015-ën pas një historie dashurie të nisur që në adoleshencë, kur të rinjtë ishin vetëm 13 vjeç. Mosmarrëveshjet çuan në ndarjen e çiftit dhe Aurela iu drejtua Gjykatës për të qenë zyrtarisht e divorcuar. Pak kohë më pas, Hoxha pas shumë aludimesh pranoi se në jetën e saj kishte ardhur një tjetër mashkull me të cilin vazhdon të jetë e lidhur edhe sot.

6- Albi Nako dhe ish-bashkeshortja Klaudia Pepa

Koreografi Albi Nako celebroi në martesë dashurinë me balerinën e trupës së tij të baletit, Klaudia Pepa dhe dyshja pak kohë më pas vendosi të ndahej. Divorci paqësor i balerinëve mbeti pas dhe pak muaj pas ndarjes Albi Nako u përfol se ka nisur një histori të re me një tjetër balerinë, Alba Hoxhën, që aktualisht prezanton motin në Tv Klan. Dyshja nuk ka konfirmuar asnjëherë lidhjen por burime pranë tyre konfirmojnë romancën.

 

7- Inva Mula

Inva Mula dhe Pirro Çako vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare kur në 2008-ën firmosën divorcin në Gjykatë pas një kalvari gjyqesh. Asokohe gjykata vendosi që djali i çiftit Anthony të qëndronte me të ëmën, e cila vite më vonë do të gjente sërish dashurinë dhe do të krijonte një familje të re. Sopranoja e mirënjohur gjeti dashurinë në krahët e biznesmenit Hetem Ramadani me të cilin ka edhe një vajzë të vogël të quajtur Nina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *