• |
ide | kryesore

Policia për protestën e nesërme: Synohet hyrja me forcë në parlament, do t’i përgjigjemi çdo akti dhune

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet çdo veprimi të paligjshëm dhe çdo akti dhune në protestën e ditës së nesërme.

Gjithashtu ka deklaruar se ka marrë informacione prej shërbimeve përkatëse se ka nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Ajo çfarë synohet prej protestuesve, sipas policisë, është hyrja me forcë në sallën e Parlamentit.

DEKLARATA E PLOTË

Policia e Shtetit në zbatim të ligjit “Për tubimet”, si dhe në mbështetje të së drejtës së organizmit të tubimeve paqësore të qytetarëve, ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga subjektet politike të opozitës, për datën 21 shkurt 2019.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si edhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.
Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë.

Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues. Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht.

Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për bllokimin e disa rrugëve që lidhen me vendin ku do zhvillohet protesta, si dhe për kontrollet e shtuara përgjatë akseve rrugore kombëtare, që ajo është e detyruar të zhvillojë, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të vetë protestës. Ftohen të gjithë qytetarët që kanë informacione me rëndësi, të kontaktojnë në anonimat në numrin e telefonit pa pagesë 112, ose në Komisariatin Dixhital!



13 Comments

  1. Shikoni lulu si djersin kur flet para militanteve per mandatet qe do djege,dhe nje here votim unanim si shoku enver per 50vjet,te o kamarieri i sigurimit ne rinas na kujtove shokun enver,kjo eshte PD e lulu mbas 28 vjeteve qe u kthye ne lufte kundra imperializmit amerikan,fare e keqe qe nuk hoqet dore nga enveri

  2. Nuk me duket shume i besueshem ky lajm. Jo per gje, por askush nuk ha inat me muret dhe nuk e merr hakun tek muret. Nese do ishin deputetet brenda edhe mund te ndodhte ndonje gje, por me sa duket rilindasit (jo socialistet) e dine se kane shumicen kunder dhe kane frike. Pse sa here behet ndonje proteste e fuqishme KM largohet nga Tirana? A mund te ma thote kush nga shkruajtesit me pagese?

  3. O kari enveri u ngjall nuk kupton ti neser dil dhe lufto ameriken bashke me saliun dhe lulin bashke me shumicen qe ti nuk e di ku e she,por trute ti ka zene enveri i ri lulu

  4. Mbetet gjithe diten me hallate ne dore e ne goje ju shkrojtesit e Rilindjes vetem per 300 mije leke te vjetra. Mos harro se te njejten gje kane thene te huajt gjate ketyre 30 viteve, pamvaresisht kush ka qene ne pushtet

  5. I paemer dhe mbiemer ose vulhumbur (si i thote populli),
    ju shpellaret keni 30 vite qe hani inat me cdo gje qe perben qyteterim dhe nuk keni kursyer as gje, qe nga vjedhje pronash, barbarizma, vandalizma dhe deri ne marje jete njerzish krejtesisht te pafajshem, duke filluar qe nga Arben Broci deri tek 21 Janari dhe jeni aqe te paftyre dhe te ndyre sa akuzoni kundershtarin tuaj per vrasje me thika me helm, stilolapsa dhe cadra pistolete e te tjera akuza qe besohen vetem nga kafshet ose femijet ne filma me kartona.
    Ty te zgjohet instikti i kriminelit kur thua; “Nese do ishin deputetet brenda mund te ndodhte ndonje gje….”
    Gomarit dhe kafsheve te egra njerzit e mencem i hapin.

  6. O kari mos u mer me ne se urdherin nga enveri i ri e ke qe te sulmosh ameriken dhe revizionistet,paraja dhe lobingu rus po perdor lulune,saliu eshte futur ne kullen e ti,ka kater dite qe nuk del si qytetari dixhital

  7. Ti qe jetom 20.000 km larg Salitu, (me siguri ke lexuar se fundmi ndonje liber te Zh. Vernit per femije meqe perdor ate shifer) Se pari te gjithe e kemi origjinen nga shpellat, pra edhe ti diku neper shpella e ke origjinen si gjithe te tjeret se dyti kur thashe po te ishin deputetet brenda mund te kishte dhune, nuk e thashe se adhurij dhunen e aq me pak Sali Berishen sepse nuk kam lindur nga nje marredhenje e dhunshme si shume komentues qe mbeten me organe ne dore, se treti, une personalisht (mund edhe te gabohem) por nuk me pelqen asnje lloj hajduti apo drogaxhiu sepse jam koshient per prejardhjen time prej shpellave, por ju qe vuani nga komplekse inferioriteti, ju duket i mire ai qe ju grabit diten per diell dhe thoni rrofte nese keni votuar per te, nese keni votuar kundra, eshte hajdut i keq. Se fundmi, une e kuptoj se cfare do te jane 300 mije leke per nje varfanjak pa dinjitet dhe ne qofsh i tille, kur te vije ne pushtet Luli dhe te filloje te vjedhe, per 300 mije leke do i dalesh zot ketyre te tjereve. Se fundmi 21 janari ishte proteste e padhunshme, apo ato shp[ellare ishin te mire. P.S. Mos me fol per te vraret e 21 janarit se edhe kryetari yt i parlamentit ka qene minister i brendshem kur u vrane 4 vete ne Shkoder dhe u plagosen disa dhjetra njerez. Tani po te bej nje pyetje te thjeshte, pa hyre tek rruget me kosto mbi 20 milion euro e gjerat e tjera, me thuaj sa e paguan litrin e karburantit ti dhe sa e paguan nje italian ose grek dhe sa kane te ardhura mujore ata (italianet dhe greket) e sa kane shumica e njerezve? E di qe mbi 100 leke te reja per liter i merr shteti? Sa litra karburant harxhojne ne vit 470.000 makinat e rregjistruara ne Shqiperi? Bej nje llogari te hjeshte dhe me thuaj ku shkojne leket?

  8. o kriminel te rames e leshit te tij te bythes lleshi,askush nuk shkon e hyn ne qenefin negjmije me.parlament ku ka kur aty vrases,perdhunues,trafikant femijesh,kokaine,hajna,pervers etj hyjn.

  9. I paemer dhe mbiemer,
    nga menyra si dhe sa komenton vertet po me jep pershtypjen se e ke angazhim o partiak, o pune.
    Diametiri i ekuadorit eshte me shume se 40.000 km. : 2 = 20.000 km. Me sa duket paske mesuar arithmetike me tekstet e Lul Karabushit.
    Zh. Verni nuk ka qene shkrimtar per femije por fantastiko-shkencor, pra per te ritur.
    Qyteterimi ze fill me daljen e njeriut nga shpella dhe vjen ne ditet tona, por kjo nuk do te thote qe per hir te nje te cmenduri te futemi perseri ne shpelle.
    Nuk e di se ku jetom,…jetim,…..jeton dhe se ke ti adhurij,…….adhurej,……adhuron por ti qenke per t’u adhuruar mbasi di se nuk ke lindur nga mardhenje,….mardhnie e dhunshme me organe ne dore por me organe ne kohen, vendin dhe pzicionin e duhur.
    Se fundmi ti e kupton se cfare jane 300 mije leke per……….
    Se fundmi 21 Janari ishte proteste e dhunshme…….
    Se fundmi po te bej nje pyetje sa …………
    Djale, vajze apo te dyja bashke, (asnje kompleks cfardo qofsh, por nga menyra e trajtimit te mendimeve le nje hije dyshimi ne lidhje me seksin), ndonse me argetove pak mundohu me shume te maresh kulture, mbasi ke nevoje, se sa te japesh.

  10. I paemer 20:06
    Ta them vendin nese je femer dhe me jep moshen dhe fjalen se vjen ketu ku jam une. Qendrimi do te varet nga asetet e tua.

    1. Dukesh që je idiot rilindas i pashkolluar se nqs njeh pak gjeografi dhe shkallën e zvogëlimit, apo se 1 gradë gjeografike ka 111 km nuk do ta bëje këtë deklaratë 20000km larg Saliut.

  11. Policia ha një mut nqs protestuesit përdorin taktika për ta lodhur dhe hallakatur policinë se i bie që 1 polic të ndeshet me 50 protestues.

    Po sikur të sulmohen njëkohësisht 3 institucione si do ti mbrojë policia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *