• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Real Madrid e humbi Neymar për 60 mijë euro

Sport



Neymar Junior është në qendër të merkatos për verën e ardhshme, me Barcelonën e Real Madrid që po përpiqen ta rrëmbejnë nga PSG. Vetëm se karriera e njohur e kampionit brazilian mund të kishte shkuar totalisht ndryshe. Të paktën, kjo është ajo që bën të ditur Paco de Grazia, zbuluesi historik i Real Madrid për Sky. Rrëfimi i merkatos që tregon ai është i jashtëzakonshëm.

Braziliani mund të ishte një lojtar i Real Madrid kur ishte ende një fëmijë: “Erdhi në Madrid kur ishte dicka rreth 13-14 vjec. Nga aeroporti shkoi në qendrën stërvitore për tu stërvitur me djem më të mëdhenj se ai, duke treguar se ishte superior. Menjëherë e provuam me ata më të mëdhenj akoma, dy vjet më të rritur, por edhe në atë rast tregoi se ishte më i mirë se të gjithë”. Por ja çfarë ndodhi: “Si ka mundësi që nuk u federua nga Blancos? Drejtuesit bënë gjithcka për ta marrë, por ndërhynë motivet familjare. le të themi se për një shumë të vogël (60 mijë euro) të kërkuar akordi u prish”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *