• |
ide | kryesore

Rakitic vendos të ardhmen: akordi është pranë me këto shifra…

Sport



Inter godet në merkaton e të mëdhenjve dhe befason Spanjën. Pasi ka përfunduar marrjen e mbrojtësit uruguajan, Diego Godin, me parametër zero nga Atletiko Madrid, zikaltërit janë pranë një tjetër surprize në prag të sezonit të ardhshëm: ashtu sikurse kishte paralajmëruar Calciomercato.com, Ivan Rakitiç ka zgjedhur të transferohet në Milano.

Gjatë këtyre ditëve drejtuesit e lartë të Inter, Marota dhe Auzilio, kanë takuar drejtuesit e Barcelonës, duke ofruar 35 milion euro për mesfushorin kroat (31 vjeç në 10 marsin e ardhshëm); 10 milion më pak krahasuar me kërkesën e bërë nga klubi katalanas. Gjithnjë, sipas Gazzetta dello Sport, çështja do të jetë praktikisht e zgjidhshme me një kontratë shumëvjeçare dhe bonuse të lidhura me rezultatet e skuadrës.

Rakitiç është nën kontratë me Barçën deri më 2021 me një angazhim bazë prej 5.5 milion euro të plota në vit. Interi është gati ta bëjë të firmosë një trevjeçare deri në qershor 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *