• |
ide | kryesore

Reagon Luigi Soreca pas takimit me Lulzim Bashën

Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ka dalë nga mbledhja në selinë e PD-së duke u shprehur se është treguar i qartë me Bashën sa i takon vendimit për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.

Shkurtimisht për median ai tha se BE nuk e pranon dorëheqjen e të gjithë opozitës nga mandatet e tyre politike.

Sa i takon protestës së nesërme para parlamentit, ai tha se pret që të mos ketë dhunë gjatë tubimit.

 “Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft e qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë”, u shpreh Soreca.

 



5 Comments

  1. Po mire mo mire ky argument vlen per vende demokratike . Aty ku fjala e opozites degjohet dhe respektohet. Ne jmi ne nje regjim qe cdo gje e ka mbeshtetur mbi blerjen dhe fasaden. Pse duhet te jene aty ca deputete qe nuk kane asnje ndikim mbi vendimarrjen. Nese BE apo SHBA jane te interesuar per statuskuone kjo eshte vetem ne interes te tyre dhe ne dem te shqiptareve. A mundet BE dhe SHBA te ndale blerjen e votes dhe devijimin e vullnetit te popullit…? Faktet tregojne qe as e kane vene ujin ne zjarr fare per kete. Korrupsioni gelon….droga boten e mbulon, njerezit me shume veshtiresi blejne buken e perditshme …largohen e braktisin vendin me shpejtesi duke e kthyer ne shkretetire dhe institucionet nderkombetare raportojne 4 % rritje ekonomike ashtu sikunder qeveria nxjerre me instatin e saj politik. Nese kane gje te mire per te ofruar te flasin tani ose te heshtin pergjithmon. Te mos i mbajne leksione ketij populli te pervuajtur qe tash e 30 vite do te behet si europa, por cdo dite e me shume e sheh larg e shtrember kete kurve plak.
    Po Evropi cthote Ismail Bej???? Eshte rospi e vjeter Ajo.. eshte pergjigjur plaku i mencur mbi 100 me pare. E cmund te presesh nga nje ROSPI?!!

  2. O FARUK eshte sistemi qe kemi ngritur me deshire te plote vehte ne, ke 30 vjet rrumpall.kjo na pelqen, nuk ke pune me te tjeret,pese veta kane ne dore fatet e vendit, ata nuk duan. stop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *