• |
ide | kryesore

Shkelje të mëdha në Portin e Durrësit, masë disiplinore për drejtorin dhe 24 punonjës

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një dalje për media mesditën e kësaj të mërkure, ka raportuar 25 masa disiplinore gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit. Sipas Gjonajt, masë disiplinore është vendosur edhe ndaj drejtorit të këtij porti. Shkelje janë konstatuar sa i takon moszbatimit të urdhrave të brendshëm, apo edhe lidhur me rekrutimin e personelit të këtij institucioni në shkelje me ligjin.

“Jam këtu para jush për t’iu raportuar se puna e taks forcës vijon. Jemi të bindur se zhdukja e korrupsionit do të ndikojë në rritjen ekonomike. Qeveria Ministria e Drejtësisë do të vijojë e palëkundur. Në fokusin e task forcës këtë javë ishte porti më i madh i vendit ai i Durrësit, me objekt respektimin e kërkesave ligjore. Gjatë kontrollit u evidentuan shkelje për mosbatim urdhërash të brendshëm. Shkelje janë evidentuar edhe në rekrutimin e personelit në këtë institucion. Task Forcë evidentoi 25 masa disiplinore. Masë disiplinore, edhe për drejtorin e Portit Durrës”, tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.



1 Comment

  1. Eshte dora e Gjushit kudo…Kontigjente militante te Rilindjes marrin paga aty dhe nuk paraqiten kurre ne pune.
    Vazhdoni ne OSHEE Durres…njelloj ,kontigjente te A.Celes…KONTROLLE FORMALE ! Zgjedhjet afruan dhe keta ju duhen . I keni kontigjent…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *