• |
ide | kryesore

Shkruajnë mesazhe raciste në rrugët e fshatit me minoritar grek

Lajme, Të fundit



Grafite raciste me mesazhe antishqiptare janë shkruar në një rrugë, jo më larg se 500 metra nga bashkia e fshatit Finiq, në të cilin ka minoritarë grek.

Banorët që kalojnë në rrugë janë ndjerë të shqetësuar dhe ofenduar prej këtyre shënimeve.

Bashkisë i është dërguar edhe një letër ku kërkohet që të merren masat për fshirjen e këtyre mesazheve nga rruga. Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” shprehet se këto janë veprime të turpshme e të nxitura nga ndjenjat nacionaliste ekstreme.

Në letrën e dërguar drejt Bashkisë Finiq shkruhet:

Prej disa ditësh në aksin rrugor që lidh fshatin Shijan me Finiqin janë parë të shkruara dhe vizatuara grafite antishqiptare. Jo më larg se 500 metra nga bashkia, në hyrje të fshatit Finiq janë vërejtur këto grafite të shkruar në gjuhën angleze “Fuck Albania”.
Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” dënon ashpër grafitet nxitëse të urrejtjes dhe kërkon nga Bashkia Finiq marrjen e masave të menjëhershme për fshirjen e këtyre mesazheve antishqiptare që nxisin dhunën dhe urrejtjen. Po ashtu edhe nga organet e rendit kërkohet që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjithe qytetareve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos ta përshkallëzojnë situatën.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë respketues maksimal ndaj të drejtave të pakicave etnike për një bashkjetese në harmoni dhe të paqtë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin mes qytetarëve tanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *