• |
ide | kryesore

Thaçi: Ka ardhur koha të lëmë armiqësitë dhe të bëjmë marrëveshje me Serbinë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është i pashmangshëm. Thaçi u shpreh se ka ardhur koha që të lihen armiqësitë me Serbinë dhe të bëhet marrëveshje.

“Që një vit jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishëm që e kemi si shtet, nga ku varet qëndrueshmëria si shtet dhe anëtarësimi në BE. Normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve është i pashmangshëm. U bën 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arrit një marrëveshje të mirëfilltë që do të arrinte paqen. Besoj fuqishëm në këtë qëndrim se ka ardhur koha që të lëmë prapa armiqësinë dhe të bëjmë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi.

 Thaçi po ashtu tha se opsioni i ruajtjes së status-quos mes Kosovës dhe Serbisë është i gabuar dhe i paqëndrueshëm, pasi është kthim prapa.

“Opsioni i ruajtjes së status-quos midis Kosovës dhe Serbisë e cila është mbështetur nga disa është treguar i gabuar dhe i paqëndrueshëm, pasi është kthim prapa. Në 12 muajt e fundit ka regres mes Kosovës dhe Serbisë. Përvoja e viteve të fundit ka forcuar bindjen time që ka ardhur koha ta përfundojmë marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.



3 Comments

  1. ku jane zhdukur ata anal-istat e medhenj qe mbushnin faqet e portaleve te tyre me shkrime sikur Sorrosi dhe Sorrosianet po e ndan kosoven ????
    Tani qe kete pune e ka marre Trumpi ne dore kete ceshtje , qe eshte nje armik i sorrosit, kane rene qetesi keta llafolloget tane.
    Cfare nuk u shkrua kundra kundershtareve te tyre politike duke i quajtur SORROSIANE. Po tani ?
    Popull i pa shkolluar, pa kulture demokratike , politikane shkerdhata dhe mashtrusa, analista dhe opinionista medioker te paguar nga partite politike qe bejne shpelarjen e trurit te asaj pjese te popullit me nivel te ulet shkollimi qe per fatin tone te keq jane te shumte.
    Dhe me e forta eshte se nese hyn te diskutosh me ta per ceshtje te ndryshme fillojne te ulerasin dhe te te ofendojne kur shohin qe i perket krahut tjeter politik.

  2. Ti akordin me serbet dhe te tjerë e ke bo. Problemi eshte se te tjerët nuk kanë ndërmend me te ndjek. Pra, ti je vetem. Pranaj shko ne shpi mer xhaxh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *