• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Ruçi anulon seancën e nesërme të Kuvendit

Lajme, Të fundit



Nesër nuk do të zhvillohet seanca plenare. Vendimin e komunikoi sot kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas tij ky vendim është marrë për t’i krijuar opozitēs hapësirat reflektuese që të rikthehet në Kuvend, por edhe në bazē të informacioneve pēr trazira të mundshme brenda dhe jashtē Kuvendit. Sipas tij, nuk është normale që opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë.

“Ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli nuk është një turme që vjen në protestë, por është tërësia e qytetarëve që na gjykojnë dhe mandatojnë me votë.  Që opozita të dojë karriget e qeverisë për mua kjo është normale. Për mua është normale që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme duke mos pritur ato normale. Por që opozita të synojë pushtetin në tavolinë dhe për këtë të hedhë në erë rrugët e jetës demokratike, kjo për mua nuk është normale. Si mundet të opozita të  kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë? Si mundet opozita të braktisë detyrën dhe të lerë zgjedhësit e saj pa zë në parlament?Si mundet që opozita të zhvillojë debatin në rrugë”,tha Ruçi.



9 Comments

  1. Mos! Po ligjet per drejtesine qe do aprovoheshin neser dhe qe e tha kryetari grupit parlamnetar? Pse ia keni friken protestuesve? Pse i lini keshtu ne balte ndjekesit tuaj? Po Jetmiri a do e marre pagen per diten e neserme?

    1. ska shtet,skane bythe,keta duan salen,ai u vinte hakut,dy plumba bythve e i coi te tere ne shtepi.na can karin na lane tere jetes me ndjenjen e frikes cdo ndodhsot e cdo ndodh neser,vritu e digju populli i shkret ,ustallaret pijne kafet e pajtimit masandej e su hyn gje ne kembe.kllufa debila,ju i meritoni te gjithe ate klase politike qe u drejton,qe nga rama e deri te sala.nenen tu qine e u thofshi faleminderit.revoluzionaret e karit.i mesoni femijet tuaj me skena dhune qe te vegjel e habiteni pse u ven per lesh kur rriten.besoj zoti bushati si kryengritesi me i etur ndihet ne ekstaz kur degjon lajme dhune e pika gjaku.kushedi ku do e kene rrit te zine.hengshi kokat te gjithe qe ushqejne dhunen e smesuat njeher nga ajo e shkret.ptu rrace debile

  2. Zgjedhjet e Lira po kerkohen.Pse keni frike!!!! Vetem ashtu qytetaret japin pushtet te vertet per veten e jo per pushtetaret

  3. Vendimi me i dobet dhe i padrejte i marre ndonjehere.
    E majta URGJENTISHT DUHET ta heqi kete dhjaks kryeminister, kete njeri kaq te dobet, kaq te korruptuar , dhe per te qetesuar situaten dhe te krijoj besim ne opinionin public, duhet te vendose nje kryeminister me integritet, te ndershem, qe mos ti shmanget pergjegjesive te veta. Duhet pastruar Partia Socialiste nga llumi qe i hodhi rilindja, te vendosen ne qeveri njerez me integritet perfaqesues te se majtes, te kerkohet ndjese per demet e medha qe i sollen ketij populli, te distancohet hapur nga figura simbol te korrupsionit si , Rama, Dako, Sejdini, Ahmetaj, Gjiknuri, Cela dr, spiropali etj etj te heq dore nga mbeshtetja per oligarket dhe te garantoj zgjedhje te ndershme.
    Vetem keshtu kjo parti pastron imazhin e saj, dhe behet e besueshme ne popull.
    VETEM kjo eshte zgjidhja e kesaj situate.
    Perpelitjet manovrat, per ta kaluar ndryshe kete krize, jane skema alla Ramiz Alia, dhe me keq do e bejne kete situate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *