• |
ide | kryesore

Djegia e mandateve për të mos djegur shpresën për Shqipërinë

2, Ide



Kam qenë kundër çadrës së opozitës dy vjet më parë—siç isha, pas hyrjes në të, kundër daljes deri në dorëheqjen e Edi Ramës—sepse mendoja se ishte veprim i gabuar strategjikisht, në kushtet kur opozita ishte e izoluar nga faktorë të rëndësishëm, mbështetja e të cilëve ishte e domosdoshme për një veprim të tillë jashtë institucional. Ngujimet nuk ndihmojnë asnjëherë për të kapërcyer izolimin dhe për të fituar mbështetje popullore në garat politike. Isha i bindur se opozita kishte nevojë për një vizion të ri dhe për t’u hapur ndaj qytetarëve kudo në Shqipëri, prandaj vetëmbyllja në çadër me militantët e saj ishte e dëmshme strategjikisht. Ndërkohë, nuk shihja asnjë arsye që mund ta bindte ose detyronte Ramën të jepte dorëheqjen, duke qenë se ndaj tij nuk kishte as trysni ndërkombëtare dhe as revoltë popullore.

Kam qenë dhe jam, në përgjithësi, kundër protestave të organizuara nga partitë politike, sepse besoj tek protesta dhe rebelimi i qytetarëve, por kurrë në përqafimin e modelit të partisë leniniste, e cila ka si mision mobilizimin e masave për marrjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit. Protestat partiake rrallë tërheqin njerëzit e lëkundur, të pavendosur, e të zhgënjyer nga politika, të cilët janë pjesa më e rëndësishme dhe synim parësor për çdo parti politike që kërkon të vijë në pushtet. Protestat, gjithashtu, shpërqëndrojnë dhe marrin aq shumë kohë dhe energji nga përpjekjet për krijimin e një imazhi dhe vizioni europian dhe zgjerimin e mbështetjes popullore. Kam besuar dhe besoj, dhe historia politike shqiptare e këtyre 30 viteve e ka dëshmuar, se asnjë parti politike nuk vjen në pushtet përmes protestave të organizuara nga ajo vetë. Si mjet politik, përtej zhurmës dhe entuziazmit të përkohshëm, protestat me nismë dhe organizim partiak nuk sjellin ndonjë vlerë të shtuar.

Kam qenë dhe jam, në përgjithësi, kundër bojkotit të Kuvendit, sepse mund të jesh në pakicë, pa asnjë pushtet të mirëfilltë për të kufizuar shumicën, por përsëri në Kuvend ka një hapësirë për të ndikuar njerëzit me oratori dhe propozime, për të ushtruar trysni ndaj qeverisë për transparencë përmes kërkimit të informacioneve, dëgjesave dhe hetimeve parlamentare. Zgjedhjet mbështeten në kontrastin mes alternativave dhe Kuvendi është vendi ideal për të nxjerrë në pah kontrastin në ide, vizion, përkushtim, sjellje.

Kam besuar dhe besoj thellësisht, jo si dogmë, por qenësishëm, në vlerat perëndimore të lirisë e demokracisë, e mbi të gjitha në idealin politik republikan, tipik amerikan, i cili është i mbrujtur në dyshimin dhe mosbesimin ndaj çdo lloj pushteti dhe në domosdoshmërinë për kufizimin e tij.

Për të gjitha këto arsye, unë duhet të isha njeriu më i hapur dhe i pari që do t’i mirëkuptonte qëndrimet e këtyre ditëve të diplomatëve perëndimorë, të cilët janë shprehur kundër vendimit të opozitës për lënien e mandatave dhe i kanë kërkuar asaj të qëndrojë brenda Kuvendit.

Por unë jam mosbesues dhe madje dyshues ndaj këtyre deklaratave të diplomatëve perendimorë në Tiranë.

E para, dhe më kryesorja, sepse ata (dhe askush tjetër) nuk kanë dhënë dhe nuk janë përpjekur të nxisin ndonjë zgjidhje institucionale për korrupsionin e qeverisë, për abuzimet pa mbarim të pushtetit nga Kryeministri Rama, për dhunimin e të drejtave të qytetarëve, dhe për lidhjet e vërtetuara të politikanëve me krimin.

Unë vetë nuk di ndonjë rrugë se si mund të ndalet kjo qeveri në rrugë institucionale, por di se brenda hullive institucionale, pa asnjë trysni nga jashtë, ajo do të vazhdojë abuzimin e pushtetit.

Ndërkohë ruajtja e gjendjes ku jemi nuk mund të jetë alternativë, sepse tirania e së tashmes po shkatërron të ardhmen. Të huajt mund ta shohin Shqipërinë në një kontekst zhvillimor historik, ku përparimi pritet dhe vlerësohet në hapësira dekadash e jo muajsh, apo vitesh. Kurse ne, shqiptarët e vdekshëm, i shohim dhe i duam ndryshimet me ritmin e jetës sonë. Për ne dekadat janë shumë. Për ne ndryshimi, përparimi ka urgjencë.

Përballë kësaj urgjence dhe në këtë boshllëk idesh për daljen nga gjendja ku jemi, një krize institucionale, e cila e bën menjëherë të domosdoshme zgjidhjen politike për daljen nga status quo-ja, është të paktën një alternativë, në mos alternativa e vetme.

Arsyeja e dytë pse jam mosbesues ndaj qëndrimeve të diplomatëve të huaj është fakti se ata nuk kanë reaguar kurrë për shkelje me pasoja më të rënda për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri: për  mungesën prej një viti të Gjykatës Kushtetuese, çfarë i ka dhënë dorë të lirë qeverisë të abuzojë me ligjet dhe Kushtetutën, pa asnjë kufizim të pushtetit të saj; për mungesën prej një viti të Gjykatës së Lartë, që ka prekur jetët dhe fatet e dhjetëra mijëra qytetarëve, përfshi edhe mua, duke vonuar drejtësinë për mbi 30 mijë çështje, që janë bërë kapicë në dyert e saj; për mungesën e një Prokurori të Përgjithshme të vërtetë, gjë që ka shkatërruar në themel gjithë sistemin e prokurorisë, i cili është vënë i gjithi nën kontrollin e shumicës, me ndihmën e prokurores së ngarkuar me detyrat e Prokurores së Përgjithshme, e cila për këtë shërbim shpreson të shpërblehet duke u bërë e përhershme; për kthimin e Shqipërisë në furnizuesin kryesor me drogë të BE-së, çka ka fuqizuar financiarisht dhe logjistikisht organizatat kriminale shqiptare në Shqipëri dhe në çdo cep të Europës; për kapjen e segmenteve të politikës nga krimi; për korrupsionin marramendës me fondet dhe pasuritë publike; për pandëshkueshmërinë e politikanëve dhe mbrojtjen politike të tyre nga dalja para drejtësisë; për arrestimet e qytetarëve vetëm se protestojnë; për shembjet antiligjore të shtëpive të qytetarëve; për largimin e investitorëve të huaj dhe për rrënimin ekonomik të Shqipërisë; etj.

E gjitha kjo heshtje, përveçse e dëmshme për demokracinë dhe mirëqeverisjen, është edhe më e rëndë kur kujton shembullin e disa ish-diplomatëve të mëparshëm, të cilët i imponuan vendit një reformë mediokre në drejtësi, duke shfrytëzuar padijen e qytetarëve shqiptarë, dëshirën e tyre të sinqertë, deri në naivitet, për drejtësi, si dhe adhurimin e tyre irracional për çdo gjë të madhe, dhe mbështetën pa kushte pushtetin abuzues të Edi Ramës, duke u kthyer praktikisht në mundësues të korrupsionit dhe autokracisë së tij.

Dhe kështu, mes këtij boshllëku idesh dhe rrugëzgjidhjesh dhe nën këtë indiferencë që ushqen të keqen, natyrshëm mund të mendosh se lënia e mandateve—edhe pse një veprim i skajshëm dhe një rrugë e pashkelur e me rreziqe—është e vetmja mënyrë për të tronditur tiraninë e së keqes, si dhe për të frenuar një regjim, i cili po rrënon vendin dhe të ardhmen e tij.

Lënia e mandatave mund të mos zgjidhë dhe ndoshta edhe nuk do t’i zgjidhë problemet e thella të sistemit tonë politik, të elitës sonë të falimentuar politike, apo shtrembërimet në themelet e demokracisë sonë, por ajo është mënyra e vetme për të hapur një dritare mundësish për ndryshime të mëdha politike.

Mbi të gjitha, ajo mund të largojë në mënyrë paqësore një kryeministër, i cili çdo ditë që mbetet në pushtet thellon varfërinë, krizën, dhe shkatërrimin e qytetarëve të tij. E keqja duhet prerë sa më parë, përpara se të forcohet me “të keq dhe me dreq.”

Në fund të fundit, ajo që ka sjellë përparimin demokratik dhe qeverisës të perëndimit nuk është fakti se ata kanë patur aftësinë të prodhojnë përherë udhëheqës të mirë, por sepse ata zbuluan mrekullinë e kufizimit të pushtetit dhe të ndërrimit të shpeshtë të udhëheqësve, pra largimin e shpejtë të udhëheqësve të këqij. Rotacioni i shpeshtë i pushtetit është i vetmi mekanizëm i cili garanton që e keqja të mos bëhet bëhet mal dhe të mos shkatërrojë popujt dhe kombet. Madje rotacioni i shpeshtë në kohë çon natyrshëm në udhëheqës më të mirë, në mos çdo herë, në shumicën e herëve.

Dhe ky është thelbi i përparimit politik: edhe nëse nuk je i sigurt për udhëheqësit, je i sigurt që largimi i tyre nuk është kurrë gjë e keqe. Ata që nuk gjejnë dot shpresë tek asnjë udhëheqës, duhet të gjejnë shpresë tek ndërrimi i tyre, i shpejtë, i shpeshtë, pa kosto.

Prandaj lënia e mandateve është jo vetëm demokratike, sepse synon rotacionin e pushtetit, por mbi të gjitha, të paktën këtë herë, heqja dorë nga mandatet sjell shpresën për të mos hequr dorë, të paktën edhe për pak kohë, nga shpresa për Shqipërinë. /exit.al/



9 Comments

    1. shpresa shqiptare eshte dregur qe para 1 shekulli me LARGIMIN NGA E VERTETA DHE FUTJEN NE SISTEM JETE PADREJTESIN,QE TASHME VAZHDON ME PERMASA GALOPANTE LLUNSHEM DHE INTENSIVISHT,NGA GJITH KLASA POLITIKE E DALUR TASHME NGA KUPTIMI FILLESTARE PER POPULLIN NGA POPULLI DHE NE SHERBIM TE POPULLIT NE SHTYPES KRIMINEL DHE GRABITES TE POPULLIT PA DITUR PERGJEGJSIT AS PASOJAT

  1. Po ne c’na plasi per opinionet e tua personale..muhabete birrarie!! Apo te “admirojme” sa shpejt e more “kthesen”.. Ka ne kete forum, njerez qe kane 5-6vite qe thonevghera shume me inteligjente se opinioni yt i dhjere.

  2. Politikanet kane nevoje per keto kriza sepse Shqiptaret vete kuptohen fare me mire me njeri tjetrin. Mijera vite histori e perbashket na ka mesuar ti shperfillim politikanet e tipit Berisha, Basha etj. dhe te merremi vesh me njerit tjetrin direkt. Thjesht duhen te largohen hajdutet dhe deri tani, opozita na ka servirur hajdute per te zevendesuar hajdute. Prandaj njerezit jane indiferent.

  3. Shoh komentet qe e sulmojne kete shkrim dhe e kam te veshtire te kuptoj pse jeni shqetesuar apo bezdisur.
    Vetem sa keni shfryre duf e mllef por s’me duket sikur keni mundur te merreni me argumentet e shkrimit.

    Mund te mos ju pelqeje autori apo mund dhe ta keni inat, por lexojeni arsyetimin e tij pa ngarkesa personale.

    Ky eshte shkrimi i pare qe arsyeton ne menyre te pjekur mbi problemet qe kane ambasadoret e huaj ne Tirane me qendrimet qe po mbajne sot por edhe dje ne mbeshtetje te Edi Rames.

    Mund te jeni mesuar me ato hartimet ku ambasadoret i shajne ose i bejne moral, por ato hartime nuk pijne uje, por vetem sa i bejne ambasadoret te lidhen edhe me fort me Edi Ramen.

  4. Cfare kerkon nga nderkombetaret mor njeri?
    Eshte per te ardhur keq qe 150vjet mbas princ Vidit ne shqiperi jane prap nderkombetaret ate qe vendosin per shume gjera ne Shqiperi.

    Po Sala i dhite ne dru perfaqesuesit e opozites plus ato te vetet qe i dilte huna nga rjeshti. Nderkombetaret i bllokote ne Rinas e nuk i lete me hy ne kufi. Pa llogarit histori te tjera me ambasadore e perfaqesue te BE.

    Qendrimi nga nderkombetaret ka qene gjithnje i njejte. Hani mut po bejeni brenda sistemit.
    Kshu lum miku tani ka ardh rradha jote me honger mut. Boj gajret dhe dy vjet.

  5. Kaq shumë janë trembur fundërinat enveriste, e kanabistët nga protesta masive popullore e 16 shkurtit, saqë harojnë që kjo protestë doli me kërkesën në kor të dhjetra mijë shqiptarëve “Rama ik”, e meren akoma me “Saliun” që ka 6 vite që është tërhequr nga funksionet partiake e jo më shtetërore.
    Ka 27 vite që pasi u shemb diktatura kriminale enveriste, propoganda komuniste nuk ka rreshtur së sulmuari Berishën.
    Mblidhni tepelekun o papagej të këtyre propogandave !
    Ja edhe ta quajmë si të vërtetë se edhe Berisha ka fajet e tij, që ish sigurimsat rierdhën në pushtet me revolucion bollshevik në 97-tën.
    Por ata që e vodhën “lopën” Shqipëri për 47 vjet rrjesht, e ky psikopati dymetrosh që po qeveris me banda kriminale, nuk paskan faj ?
    Po pse more trushpëlarë, ç’të keqe do ta gjente Shqipërinë me këtë situatë dramatike që po përjeton nga kjo qeverisje, që Rama të jepte dorheqjen e të bëhen zgjedhje të reja pa ate kryeministër ?
    Asnjë vend e popull i emancipuar europian nuk mund ta duronte edhe një vit që të qeverisej nga një mëndje e çoroditur si ajo e Ramës. Ka 6 vite që shqiptarët e durojnë ate me premtimet se do ta ndryshojë Shqipërinë.
    E “ndryshoi” vërtetë, por në kahje negative. E ktheu në një plantacion të stërmadh të kultivimit të drogës, theu rekordet europiane të trafikut të saj, futi në parlament, në qeveri e bashki njerëz me të kaluar kriminale, si “socialist” bëri të kundërtën e misionit të së majtës, politikat sociale i shkeli me këmbë duke ju hequr ndihmat sociale 20 mijë familjeve të varfëra, mbi 300 mijë shqiptarë morën aratinë vetëm mbrenda dy viteve nga pasiguria e bandave mafioze , papunësia , varfëria e diskriminimi politik.
    Merni shembullin e italisë, fqinjit që kemi përballë.
    Që pas Luftës së dytë botërore në këtë vend , janë ndruar mesatarisht për çdo vit një kryeministër e si shkak kanë qenë terrorizmat e grupeve të mafies, terroristëve të kuq komunistë e të zij fashistë e protestave popullore ndaj tyre.
    A nuk ju bën përshtypje që ky kryeministër karagjoz shkon e gënjen pa pikë turpi në mediat italiane se Shqipëria paska sot 4 milion banorë, kur regjistrimi pohoi vetëm gjysmën e kësaj shifre ?
    Edhe po të bëhej një regjistrim i përbashkët me Kosovën e nuk do të dilnin 4 milionë.
    Përse e tha ate gënjeshtër të trashë e qesharake ?
    Sepse kujton që do të mashtrojë italianët, se ato dhjetra e dhjetra mijëra protestues që dolën kundër tij, janë një pjesë shumë e vogël e atyre 4 milionëve fantazmë që përmend ai.
    Një gënjeshtër po aq e trashë sa ajo e avionëve “mushkonjë” të drogës e dhjetra e dhjetra gënjeshtrave të tilla që pa ju skuqur faqja nga turpi, hedh në publik.
    Dëgjoj se mediat e kapura nga Rama, përpiqen ta mbrojnë me alibinë se për akuzat ndaj Ramës, nuk ka fakte.
    Ndërkaq po qe për fakte, mund të numëroheshin me qindra të tilla për këto 6 vite të qeverisjes, por do të mjaftonte qoftë edhe pohimi publik i Gjushit, se ai e sheh krejtësisht normale që PS të marë vota me ndihmën e “qytetarëve” banda mafioze të krimeve e trafikut të drogës.
    Mandej si mund të flasësh për mungesë faktesh, kur indiciet e këtyre fakteve flejnë në 400 kaseta që i mban në kasafortë kryeprokurorja e emëruar nga Rama ?
    Është një arsyetim idiot të thuash se ne e dijmë që ky kryeministër ka bërë shumë shkelje ligjore në këto 6 vite, por nuk kemi fakte pasi ai ka shkrirë të gjitha institucionet e larta të drejtësisë.

  6. Mark Marku antikomunist, paska shkrujt te zeri rinise!!!!! Ja tha Murrizi mrome.
    Kush e ma men ate kohe, te pyesi veten? Kush shkruete te zeri rinise?

    Kto jane kokrra BQ me burr. Ky, A Hoxha e lloj lloj spiunesh te mbet nga koha e Ramizit.
    Ca te thush me teper. Numri 1 de fakto i PD’s eshte akoma ish sekretari partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *