• |
ide | kryesore

DASH thirrje opozitës: Mos i dorëzoni mandatet në masë dhe dënoni publikisht dhunën

Lajme, Të fundit



Departamenti i Shtetit i bën thirrje opozitës në Shqipëri të mos i dorëzojë në masë mandatet dhe të dënojë publikisht dhunën e ushtruar gjatë protestave.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka zhvilluar mbrëmë dy biseda të veçanta telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, zoti Palmer u bëri thirrje të dy udhëheqësve të opozitës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në proceset demokratike, duke theksuar rolin jetik, që partitë e opozitës duhet të luajnë në një shoqëri demokratike.

Diplomati i lartë amerikan, siç u shpreh zëdhënësi për Zërin e Amerikës, “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”.

Zoti Palmer, ndërsa theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtën e qytetarëve për të protestuar në paqe, u bëri thirrje si zotit Basha edhe zonjës Kryemadhi të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.



8 Comments

  1. Keta ju tredhin juve. Dil o lulush dhe bje nje deklarat nga ato te tuat, e tregoju amerikanve se cfar eshte demokracia. Rroft amerika. Posht armiqt e vendit tim qe vetem pengesa dhe dhun mes shqipetarve kerkojn. Cfar doni me o njerez, me hapur se kaq nuk ka. Po na e thon troc po na e tregojn me gisht se kush po e percan kete vend.

  2. Shume vone. Mandatet jane hedhur matane. Nuk e moren seriozisht ‘nderkombetaret’ sepse djegia e mandateve ka kohe qe eshte hedhur si ide…tani eshte koha e duhur ose kurre…politika e USA dhe BE per Shqiperine ka deshtuar. Keqardhje per te paaftet….(!)

  3. po ku ka departement me nje te qmendur si rama.ka filluar nga vetkenaqeaia trump te takohet me monstra si kim il jung.trump deri ne palc u shitur tek putin si rama i zhytur deri ne kok.ztump po shkaterron ameriken si rama e thaqi shqiperin.

  4. Bar do hame dhe te huajve nuk i nenshtrohemi,poshte imperializmi Amerikan,rrofte shoku Sali Berisha!Parti Sali jemi gati kur do ti…!!!

  5. fatkeqsi qe nje kryetar partie si lulushi pa personalitet dhe me njohuri o 5 fjale di droge krim,qeveri e koruptuar,bande dhe do ju hedhim ne lume,mer per baze nje te lene pa tru si sb qe USA I kane vene vizen dhe keshilltar ka zhejin e palare dhe bushatin qe per disa klikime ben hartime revolucionare turp per demokratet e ndershem qe bien ne nivelin e ketyre zagarve pa fre,USA ka per tu tredhur ju te gjithve

  6. Jete keq,,,, origjina jote e trego se te eshte bere qejfi, e me shprehjen qe e thua, tregohesh besnik i qenerve rilindas si ne permbajtje ashtu edhe ne forme. Shih, e shkruaj, por me kaqole se ju e kodoshe nuk paska. Ku ke qene more horr, kur vendi me permbysjen e tyt eti therriste per europen, e ameriken? Ju, qelbesira krijuat shoqatat e enverit, , gruper e shpetimit kombetar, e banda anti shteterore e perendimore me qellim sabotimi qe vendi te mos shkonte ne drejtim te europes e amerikes, e mos harro kur Berisha futi vendin ne NATO, ju, babai tend e morrat e kuq, dolet neper Tirane me flamujt e Rusise. A e kupto o njer, a cfare je kuqal, se kush eshte e ka qene me shume perendimor,,,,E mbylle ate gjeriz te kuq te kodosheve kameleone komunisteve te rinj e te vjeter, se ju dihet se per ke punoni, e mendoni. Dergojeni ne Serbi te cmendurin, qe tua rregulloi punen me Putinin. Tjete, kush qe ai qe ofendoi presidentin e Amerikes, kush votoi ne OKB, kunder tyre, Kush mashtroi Merkelin? A e sheh se sa kodoshe e maskarenj qe jini, RRace e poshter, qe qenka veshtire per tu ndrequr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *