• |
ide | kryesore

Deputeti i LSI-së reagon ndaj Fleckenstein: Nuk kemi nevojë për ty

Lajme, Të fundit



Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i është përgjigjur deklaratave të raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili në intervistë për Deutsche Welle u shpreh se ishte i zhgënjyer prej djegies së mandateve nga opozita.

Spahiu është shprehur se Shqipëria nuk ka nevojë për të dhe shërbimet e tij ndërmjetësuese të dështuara. Sipas tij, Knut nuk ka dhënë asnjë ndihmë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Reagimi i Përparim Spahiut ndaj Knut Fleckestein

Për shokun Knut!
Knuti, të rrijë pa merak, se nuk kemi nevojë më për të dhe shërbimet e tij të dështuara ndërmjetësuese.
Gjatë gjithë mandatit të tij si monitorues i Parlmentit Europian për Shqipërinë, ndodhën krizat më të rënda politike, ekonomike e sociale.
Koha e shërbimit të tij përkoi me kanabizimin e vendit, trafikun e drogës, krizat politike të dekriminizimit dhe çadrës. Në asnjërën prej këtyre krizave, Knuti, nuk na dha as ndihmë e as foli një fjalë.
Tani, në fund të mandatit të tij, e falenderojmë për kontributin e pasuksesshëm
BE dhe perëndimi është më i madh se rroga e Knutit..!!!

Për më tepër lexoni:

Djegia e mandateve, Fleckenstein: Jam i zhgënjyer, kjo quhet prishje kontrate



5 Comments

  1. SHUME MIRE JA KA BO . NJE PJESE TE MIRE TE FAJIT PER GJENDJEN KU NDODHEMI E KANE KETA HAJDUTET E EUROPES QE MARRIN SHUKA ME EURO DHE IKIN PA THEN ASNJEGJE OSE DUKE LAVDERUAR QE VERINE E KURVES.

  2. Kane filluar te dalin enveristet e shekullit te ri ne fillim lulu qe shpall unanimitet dhe tani ky enveristi i like mona floriri

  3. Fjale, fjale imezot,,, po rezultatet ku i kane keta kritikues pa ditur, e pare realitetin e sjelljes se mazhorances per 6 vjet rradhas, e vjen fundi kerkojne demokraci pa qene demokraci e vertete por e maskuar nga propaganda e ketye e ketij mashtrues Km, prandaj me pare se ti bejne thirrje politikes, le te vijne ti bejne thirrje popullit se politika e dha perfundimisht verdiktin qe ai parlament vetem demokraci nuk perfaqesone, as meritat, e kerkesa e popullit nuk plotesoheshin ne ate kuven, apo parlamet te kodosheve qe e kane pushtuar. Le ti mesoi nje here edh Shqiperia me popullin e saj, se demokracine dine edhe keta ta kerkojne e ta vendosin edhe pa syrin e gojen e heshtur te shteteve qe edhe na duan te miren, por edhe bejne sehir me zhvillimet e drejtimet demokratike te institucioneve, pa shkelur asnje ligj nderkombeta, a demokratik por edhe me shume drejt tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *