• |
ide | kryesore

E PLOTË/ Rama flet për “Il Messaggero”: Nuk jam si Maduro, por si Ronaldo

Kryesore, Lajme



“Çfarë protestë e popullit! Këtu nuk jemi përballë jelekëve të verdhë, apo sindikatave, apo studentëve apo forcave të tjera sociale. Kjo është një protestë e organizuar nga establishmenti i 5 viteve e gjysmë më parë që u nxorr jashtë nga populli me 1 milion vota. Më vjen keq që mediat italiane i kanë dhënë kaq shumë rëndësi një manifestimi të opozitës ku u nxit dhuna në mënyrë të papranueshme”.

Janë fjalët e kryeministrit Edi Rama në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetën italiane “Il Messaggero”.

“Italianët duhet ta dinë se jemi në vigjilje të zgjedhjeve lokale” – thotë kreu i PS. Opozita është shumë prapa në sondazhe dhe e di se do të humbë në gati të gjitha qytetet. Për këtë do që unë të jap dorëheqjen”

Sheshi plot. A keni këshilla për policinë?

“Çfarë duhet për të mbledhur 10-15 mijë njerëz në shesh në një vend që megjithëse i vogël ka 4.2 milionë banorë. Unë nuk jap këshilla. Nuk jam shefi i policisë apo ministër i brendshëm. Policia ishte fantastike në protestën e fundit. Nuk pati asnjë protestues të lënduar në një vend kur në 2011 në një protestë të opozitës u vranë 4 njerëz nga dritaret e kryeministrisë”.

E keni fjalën për Lulzim Bashën që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm?

“Nuk flas për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj, edhe pse është gjuha e gjyshes sime që kishte origjinë italiane”.

Opozita e braktisi parlamentin. Si do shkohet më tej?

“Ma thoni ju. Edhe ju keni kaluar në një fazë të re të një opozite ndryshe që sot është në qeveri, por kurrë nuk e kam dëgjuar të kërcënojë se do të djegë mandatet parlamentare”.

Sali Berisha ju akuzon se keni vjedhur zgjedhjet.

“Përpara zgjedhjeve të një viti e gjysmë më parë, megjithëse kisha shumicën, një kompromis i dha opozitës gjysmën e qeverisë përfshirë edhe ministrin e Brendshëm. Më shumë 35 mijë numërues u ndanë përgjysmë mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo konfirmoi se pas zgjedhjeve nuk pati asnjë ankesë”.

Opozita flet për 20% të votave të vjedhura.

“OSBE i legjitimoi zgjedhjet dhe rezultatet sipas standardeve ndërkombëtare. Edhe te opozita nuk pati asnjë ankesë derisa brenda partisë s ëtyre nisi beteja për liderin e partisë. OSBE kërkoi të kryhej reformë elektorale për të përmirësuar sistemin. Ne ia lamë në dorë opozitës ta shkruajë dhe do ta miratonim. Në të kundërt ata e braktisën parlamentin për 6 muaj. Janë ata që thonë se Rama nuk ka asnjë shans të fitojë. Është si ti thuash Juventusit, që është shumë i fortë, të pranojë që formacionin t’ja bëjnë të tjerët, jo trajneri dhe që të tërhiqet nga klasifikimi që të fillojë edhe një herë kampionatin… pa Ronaldon!”

Ju jeni rastësisht juventin?

“Për rastësi, po… Qeveritë e tranzicionit bëhen kur ka një problem përfaqësimi, ndërsa ne kemi mazhorancën absolute, jemi përpara në sondazhe. Nuk është një lojë. Nuk kemi vetëm të drejtën, por edhe detyrën të përfaqësojmë vullnetin e zgjedhësve. Zgjedhjet e ardhshme do jenë në 2021”.

Kundërshtarët ju krahasojnë me Maduron.

“Ndryshimi është se në Venezuelë, ndryshe nga Shqipëria, SHBA dhe Europa kanë njohur opozitën sepse mbështet standardet ndërkombëtare. nëse do të isha Maduro do të kisha unë probleme me SHBA dhe BE. Opozita po i jep një imazh të shtrembëruar vendit dhe të ardhmes”.

Berisha thotë se do të keni një fund të shëmtuar…

“Ka thënë që dhe mënyra e vetme për të më larguar është një plumb ballit, por nuk dua të bëj komente. E për më tepër Shqipëria është djegur në kohën e Berishës. Dëshiron vetëm që të bllokojë reformën në drejtësi. Janë më shumë se 50 gjyqtarë të korruptuar që i kemi shkarkuar”.

Ju akuzojnë për lidhje me narkotrafikun…

“Fjalë të rënda që Shqipëria nuk i meriton. Ne kemi zgjidhur një problem shumë serioz të kultivimit të kanabisit dhe trafikut të cilin e kemi sulmuar fort. Guardia di finanza, nën ombrellën e BE bën monitorimin e plantacioneve nga ajri. E konfirmojnë këtë edhe raportet e fundit.

Keni probleme me qeverinë italiane?

“Kurrën e kurrës. Qeveritë italiane të së djathtës kanë punuar gjithmonë në mënyrë fantastike me qeveritë e majta të Tiranës dhe e kundërta. Në Shqipëri janë më shumë se 20 mijë italianë që bëjnë biznes, punojnë dhe studiojnë. Dhe në Itali ka qindra mijëra shqiptarë”.

Ka ndonjë rrezik që situata të degjenerojë dhe të nisë një eksod drejt Italisë?

“Joo! Joo! Kjo është një revoltë në pallat, e politikës së atyre që janë nxjerrë jashtë dhe ëndërrojnë të pamundurën. Që do të thotë, të kthehen në pushtet pa u votuar”. ©përshtati LAPSI.al



9 Comments

  1. Ronalso nuk i ka rrjepur para’ njerezve me leje ndertimi si puna jote dhe nuk ka degdisur qindra mijera bashkatdhetare rrugeve te Evropes e botes, sa per te kerkuar pune, sa per te kerkuar azil nga deshperimi!

  2. Filloi me mashtrimet ky, ku i ke 4.2 milione shqiptaret o njeri? Dhe, tani po kuptoj se pse Ronaldo nuk paska shenuar mbreme, se humbja e Juves dihej qe diten qe e krahasoi me qeverine e tij

  3. Cojeni ke psikiatri se qenka renduar shume. Tipik ish anetar byroje qe mashtronin gazetaret e huaj per arritjet imagjinare te Partise

  4. Deri tani ka dale me 6 origjina te ndryshme: vlonjat, mirditor, himariot, durrsak, tirons dhe se fundi edhe italian. A ti je pa din e pa iman, thone. Faqja e zeze e ketij populli.

  5. Ju lutem mjekeve psikiater ndihmoni kete njeri! Nuk eshte mjaft qe ky eshte i cmendur per vete e familjen (te gjithe ish-at e tij kane probleme mendore) por duhet te cmende tere popullin e Shqiperise ?!

  6. Po ky idioti,sdi te beje fjali pa futboll?
    Eshte turp qe perfaqesohemi nga nje njeri kaq ordiner,te paditur,te pasjelljshem ,te paturp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *