• |
ide | kryesore

FOTO/ Simeone feston turpshëm avantazhin e Atleticos dhe jep shpjegimin për tifozët e Juventus

Sport



Atletico Madrid ka luajtur një ndeshje të madhe në Wanda Metropolitano, por Diego Simeone ka përfunduar në telashe për shkak të festimit aspak të hijshëm pas golit të parë të Gimenez. “E kisha bërë në Lazio-Bologna si lojtar, e bërë këtë herë për të treguar se kemi këllqe, nuk i drejtohej aspak tifozëve të Juventus – është justifikuar argjentinasi -. Nuk është një gjest i bukur, por ishte një ndeshje e vuajtur. Kërkoj ndjesë”.

“Me Borussia Dortmund bëmë një ndeshje të ngjashme, kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm për një ndeshje inteligjente – shpjegoi tekniku -. Kishim kundër një skuadër të fortë, duhet realizuar cdo mundësi. Do të ketë vështirësi në Torino, do të kemi përballë një skuadër të madhe e nuk mendoh skenar tjetër vec vuajtjes aty”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *