• |
ide | kryesore

Frikë nga protesta, administratës i shpërndahet një SMS në mes të natës

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili rrëfen se të enjten në qytetin e Vlorës do të ketë kontrolle nga drejtuesit nëpër institucione për të parë nëse ka mungesa ose jo.

“Mirëmbrëma doktor. Këtu në Vlorë pushtetarëve u ka hyrë frika në palcë dhe po u bëjnë presion punonjësve të institucioneve se kanë frikë mos shkojnë në miting nesër. Ky është mesazhi që po ju dërgojnë të gjithë punonjësve: “Mirëmbrëma. Ju kërkoj ndjesë për orarin. Nesër do të ketë kontroll nga institucionet që jemi ne varësi. Kështu që s’duhet të ketë vonesa ne 8.00 te gjithe të jenë prezent. Lajmëroni vartësit. Natën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

1 Comment

  1. Tregoji popullit ku e ke degdisur zenin dhe arminen kush i shoqeron dhe valixhet qe kane mare cfare kane brenda,populli duhet ta dije o sali,dhe fletes per djegjen e mandatit vendosi date sali se ke qene zyrtar i lart o njeriu qe ja kalove dhe enverit per cfare i ke bere ketij populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu