• |
ide | kryesore

Ish-ministri grek i mbrojtjes: Shqipërisë nuk i trembemi, ndërsa Shkupin e kemi 20 minuta punë

Lajme, Të fundit



Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i “Grekëve të Pavarur” Panos Kammenos, në një intervistë për televizionin lokal “TRT” ka thënë se Shkupi është punë e vogël dhe nuk përbën kërcënim për Greqinë. Sipas tij, një njësi e makinave të blinduara për 20 minuta mund të arrijnë deri në kufij me Serbinë.

Sipas tij as Shqipëria e as Shkupi nuk mund ta kërcënojnë Greqinë.

“Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”, tha Kammenos.

 Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur që në mënyrë tjetër ta udhëheq qeverinë.

Ai u shpreh gjithashtu se kur ka qenë në SHBA ku edhe ka propozuar “Planin B”, gjegjësisht marrëveshje me karakter strategjik për vendet e rajonit, sekretari shtetëror në SHBA e ka pyetur: pse insiston?

Kammenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrin me Maqedoninë, ndërsa është shkarkuar nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit.



4 Comments

  1. i doli qelbesires edvin,putin,vuqiq edhe nji bastard e bythqire,se sa greket jan trima e shof ne gjermani,po i thash ma ha mutin gjdo greku ta han vetem mos ta qellon.

  2. po hajde kruaje njeher ate sumen temnde turke o evgjit i qelbur. Provoje njeher se pastaj do rregullohen te gjitha padrejtesit historike dhe do e shofesh kufirin e shqiperise deri ne Athine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *