• |
ide | kryesore

Kryemadhi pas djegies së mandateve: Ndihemi të lirë

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës tregon se tani ata ndihen më të lirë. Sipas saj, opozita është liruar prej zinxhirit politik, i cili është i lidhur me krimin.

Besoj se mesazhi është shumë i qartë. Sot na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund misionin  dhe ndarjen përfundimtare me atë Parlament për të cilin për 27 vjet shqiptarët kanë shpresuar se jemi në demokraci, por që na ktheu mbrapsht. Sot opozita dhe deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin më shumë se kurrë.

Ajo çfarë ndjejnë deputetët, edhe unë vetë personalisht, është që më shumë seç kushton liria nuk kushton asgjë tjetër. Dhe liria është një nga gjërat më të mira, sepse në fund të fundit morali dhe përfaqësimi që kemi ne atë nuk është që të përfaqësojmë grupet e interesit, oligarkët apo kapjen e individëve të caktuar. Qoftë kjo nga drejtësia, apo qoftë nga krimi i organizuar apo allishverishet e caktuara“- tha Kryemadhi.

 Zonja Kryemadhi a ka deputetë të tjerë të LSI-së, përveç z. Koka në listat që pasojnë deputetët aktualë që mund të largohen drejt mazhorancës? A keni ju një komunikim me ta?

Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër. Faleminderit.



2 Comments

  1. Kjo eshte aq debile sa deklaron se sot ka fituar lirine mbasi deri me sot ka qene e kapur nga zinxhiri politik te lidhur me krimin dhe nje plehre per ne kazan dhe ata qe nuk e ndjekin do perfundojne ne kete kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *