• |
ide | kryesore

Kush janë deputetët që i thanë ‘Jo’ Bashës dhe Kryemadhit

Kryesore, Lajme



Në një akt të paprecedent të historisë së pluralizmit shqiptar, opozita e vendit dogji sot mandatet parlamentare.

Thirrjes së Lulzim Bashës katër ditë më parë iu përgjigjën pa kundërshtime masa e deputetëve të tij, aleatët e vegjël si dhe Monika Kryemadhi e LSI-së.

Por, mes dy grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, 3 deputetë nuk kanë dorëzuar akoma mandetet.

Nga radhët e PD, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nuk i kanë djegur ato.

Një nga misteret e mëdha mes deputetëve që duhet të prononcohen për djegjen e mandatit është edhe ai i Rudina Hajdarit e cila gjendet në ShBA. Megjithëse ka folur nga përtej oqeanit ajo nuk është solidarizuar automatikisht me vendimin e forumeve të PD-së, por ka thënë se verdiktin e saj do ta japë pas kthimit në Shqipëri.

E pyetur nga “Panorama” ditën e djeshme nëse do e firmosë djegien e mandatit, deputetja demokrate tha: “Nesër do vij në Shqipëri dhe shumë shpejt do të bëj publik qëndrimin tim”. 

Lexo më tej:

Mandati i Rudina Hajdarit, mes kujtimit të të atit dhe vettingut të së ëmës

Myslim Murrizi nga ana tjetër ka refuzuar të dorëhiqet nga mandati, por pa mbajtur një qëndrim zyrtar.

Pasi mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së dje, Murrizi ka publikuar një status në Facebook kur përveçse hodhi akuza se bij ish-komunistësh janë shpërndarë në çdo cep të politikës, vetë një pjesë e saj fërkon duart deri në ditën që do të zaptojë karriget e pushtetit.

“28 vjet që flitet në emër të popullit dhe askujt nuk i bie mendja për popullin. E duan sa i marrin votën për të marrë pushtetin, pastaj i hipin në kurriz në emër të popullit. Një palë gëzojnë karriget e pushtetit, një palë tjetër fërkojnë duart se presin radhën që të zaptojnë karriget e pushtetit. 29 vjet post komunizëm që ky vend qeveriset po nga pjella e ish-komunistëve.” – shkruan mes të tjerash Murrizi.

Ishte Lefter Koka ai që doli haptazi kundër vullnetit të grupit dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thënë se nuk e djeg mandatin e tij.

Ai në një status në Facebook theksoi se është zgjedhur për të përfaqësuar popullin dhe shton se LSI po tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha, njëri që sipas Kokës, bën thirrje për të qëlluar me “plumb ballit” në shekullin e 21.

“Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.” – shkruante Koka dy ditë më parë.

Shpërthen Monika, i kujton Lefter Kokës kazanët e plehrave dhe tenderët e inceneratorëve

Opozita e bashkuar dorëzoi sot në kryesinë e Kuvendit mandatet parlamentare. Deputetët, të shoqëruar nga mijëra protestues marshuan nga Kuvendi në këmbë, ku protesta nisi në ora 10:00 dhe ligjvënësit opozitarë mbajtën me radhë fjalën duke dhënë një mesazh: “Mandati i kalon qytetarëve!”. Pas dorëzimit të mandateve, turma u zhvendos drejt selisë së PD-së, mbi shkallët e së cilës Basha mbajti një fjalim me tone patriotike. Pasi u përbetua se Shqipëria nuk do të ishte në duart e krimit, ai paralajmëroi protesta në të gjithë vendin, këndoi himnik kombëtar dhe para se të largohej drejt zyrës së tij, bëri me duar simbolin e Shqiponjës ndaj protestuesve që brohorisnin “Rama ik! Rama ik!”.

©Lapsi.al 



22 Comments

  1. Prisni dhe pak sa te filloj presioni nga rruga e elbasanit. Dhe do shihni se si do e dredhin bishtin edhe te tjer. Dhe do bejn sikur gabimisht firmosen dhe u genjyen. Pak durim dhe do shohim cudira.

  2. Jam shume dakort me M.Murrizin,megjithse nuk kam ndonje simpati per ate,prape ne kete rast ka thene nje te vertete te madhe,pasi fatkeqesisht 30 vjet postkomunizem dhe vazhdojne te drejtojne komunistet nga te dy krahet sidomos PD-ne e ka mbytur llumi i sigurimit te shtetit,fatkeqesisht ne ’90 nuk e varrosem komunizmin por e prashitem…!!!

  3. I lumt murrizit ka paguar per te qene deputet dhe tani kerkon eurot, po ja dha rama le ti marre e rendesishme eshte te marre eurot e tija parti ka plot

  4. Deri me tani flitej per bllof, tani qe u dorezuan mandatet flitet per rrugen e Elbasanit, kur te ndryshoje qendrim rruga e Elbasanit, do kalojet tek rruga e Dibres me pas tek rruha e Arbrit e keshtu me rradhe dersa te vije dita qe Jetmiri me shoke te shohin makinen e rrezuar e te mbesin pa pune. Ku ishte dhuna sot se KM dje me nje italishte me shume gabime dhe me ze qe i dridhej i tha Rai 1 qe do digjej Kuvendi? Ku jane shpellaret qe do digjnin e do piqnin?

    1. Mua mos ma qaj hallin se kam 25 vjet qe jetoj jashte Shqiperise familjarisht,thjeshte me vjen keq kur shikoj vendin tim qe per te shpetuar Berishen dhe familjen e tij disa te papergjegjshem duan ta kthejne 30 vjet mbrama si ne kohen e qofte largut duke dale kundra Amerikes dhe Europes vetem per te shpetuar te pashpetueshmin….

  5. Kur rudina hajdari kerkoje djegjen e mandatit me porosi te saliu te gjithe komentuesit salist e quajten tradhtare me nje ze kete vajze,saliu qe i vrau babane kjo vajz tani po kupton kush eshte saliu i vertet

  6. Nuk e di se si do të shprehet Rudina apo do të pranojë që të ngrejë kartonat në parlament për armiqtë e babait të saj, por këtë Murrizin e kam dëgjuar me veshët e mijë që është politikani më radikal ndaj komunistëve.
    E bija e heroit kombëtar të demokracisë, Azem Hajdarit, ka shfaqur vërtetë ndonjë pakënaqësi se nuk është nderuar për ta veçuar edhe ate si një jeroinë. Por kjo natyrisht nuk mund ta ngarkoj ate me faj pasi është një vajzë e re dhe akoma nuk e kupton se mund të bëhet pre e intrigave të socialistëve.
    Edhe mund ti ketë shkrepur Murrizit që të bëjë ndryshe nga gjithë opozita, por kurrë nuk e besoj se ky antikomunist i betuar do të shkojë në Kuvend e do të ngrejë kartonat me komandën e ish ministrit të fundit të sigurimit, Gramoz Rruçit. Bile, duke dëgjuar se ai nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PD e disa gazetarë që provuan ta konntaktonin e gjetën me telefonin e mbyllur, seç të krijon dyshimin se diçka ka ndodhur me te.
    Nga këto të “tre” që përmend Lapsi, në fakt është vetëm njeri që është shprehur publikisht e ky është Lefter Koka, që dihet prej kohësh që flirton me Ramën.
    Znj.Kryemadhi u shpreh kjartaz se të tillë tradhëtarë si ai, do të përfundojnë në kazanin e plehrave, si tradhëtarët e çështjes kombëtare të Ukrahinës.

  7. Byroisti i partise me porosi direkte te saliut meret me vajzen e azemit qe ky sali e vrau per llogari te veten dhe serbeve,vazhdo punen byroist

  8. Me Murrizin dihet çfare ka ndodhur,e kupton qe partia e tij eshte kapur nga komunistet pasi nje parti antikomuniste nuk ka si del kundra Europes dhe SHBA…

  9. Z Jetmir. Meqe jeton jashte. Shyqyr te eshte dhene mundesia . Te bej disa pyetje. Pse te anon barra ne nje krahe. A thua vetem opozita e ka fajin. Kur tu celen syte . Kur u hapen vizat dhe kur u futem ne nato. Pse nuk flet per trafiqet korrupsionin me tenderat dhe koncesionet qe duan tani ti anullojne apo ndalojne. Ti i sheh hallet e lopullit nga lart dhe plot militantizem. Populli duhet te jete ne opozite me qeverite dhe jo me opozitat. Do ta shikosh Murrizin mirene parlament. Mos ki merak se cdo te beje. Dyshoj se ke qene komunist.

  10. Vetem muurrizi mund ta bej reformen zgjedhore por cedo qe eshte vetem, gabimi i bashes qe nuk e ka degjuar se ky e ka te lidhur trurin e vogel me zo…n e bythes dhe jep mendime te dhime, suksese lushnja

  11. Byroisti i partise se stalinit zigurit xixes jurit etj skiftere ka mare persiper te na mbushe mendjen ne se saliu beri kete ate,por per vrasjet djegjet vjedhjet shitjet nuk flet ky byroisto komunisto demokratiko me shikim nga Serbia dhe rusia,vazhdo kari partise

  12. Mos harro ate motren dhe gruan qe ke ne shtepi na i dergo qe ti bejme deputete ne vend te ketyre qe i dogjen o -ipa emeri -i RIDHJERJES-sepse kane patur sjellije te m,ire keto kohet e fundit se i permbushin kriteret qe duhet te kete nje deputete e ridhjerjes si -baxhella-.

  13. o Jetmir te gjithe jashte jetojme dhe mos na trego sa shume te dhimbset ai vend. Si ka mundesi qe jeton jashte dhe te perkrahesh nje qeveri te lidhur me krimin e organizuar dhe ku skandalet skane te sosur. Atje ku jeton ti (shpresoj mos te jete Venezuela)keshtu funksionon shteti dhe demokracia?

  14. Stalin gruan vajzen dhe mamken ta kane leruar skifteret e pd arsyeja eshte e thjeshte nga protestat e shumta qe pd ben,skifteret kane nevoje per cfryrje dhe me mire se gruaja vajza dhe mamka jote Stalin nuk e bejne te tjeret,vet ti vazhdo te saliu shishet e shurres me vete dhe te jesh gati Qyrrs

  15. Shko te ta bejne gruan dhe motren tende deputete ata qe ta kane shkerdhyer dhe po ti shkerdhejne se jane vendet bosh o autiku -i Ridhjerjes-

  16. Sula me Bashen me shume sforco po perpiqen me kriju furtune ne gote. Motiv te vertete nuk kane, perpiqen me thirje e djegie mandatevesh me kariku njerzit dhe nese nuk ia dalin digjen perfundimisht. Zarat e rinj nuk kane ca bojne se nuk kane stature e digjen perfundimisht po thane jo.
    Katnari Kavajes nuk do me vajt per lesh per koqet e plakut mere dhe lul hollandezit ndaj dhe ky vendim.
    Edhe Mediu ska per ta dhone doreheqjen. Edhe ai e di qe Lul mjekyrbytha iken me hollande po vajten keq punet dhe i le kto te tjeret me gisht ne byth.

  17. Rama te gjithe medemek pseudosocialiste i shkerdhen para e mbrapa. Por po shkerdhen dhe pseudodemokrate te perseshkerdhyer si ky Muzllum bythe qiri. Kur ky flet sikur te gervishet pak bytha. Shikoni ne Golem ka futur nje objekt si depo duhani duke prere me dhjetra pisha . Shikoni tek kompleksi Murrizi. O Z Bashe nqs merr pushtetin e nuk o fut ne burg keto qelbesira nuk do ta gezojsh asnje vit pushtetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *