• |
ide | kryesore

Mos e humbni/ Titulli i RD që e kalon dhe Skënderbeun e Elisës

Arkiva, Pikante



Heqja e rojeve të gadës së republikës për ish kryeministrin Berisha ka shkaktuar zemërimin e RD, organit të Partisë Demokratike, e cila e ka shprehur mllefin e saj me një titull që do të mbahet mend gjatë pasi evokon kohë të harruara për lexuesin shqiptar.  Me gjithë shëmtinë e aktit të kryer nga pushteti, ky lloj gazetaria militante është i rëndë për sytë dhe veshët e shumëkujt.  Lapsi.al po e boton të plotë këtë koment dhe faksimilen e titullit si një nga gjërat që do të mbeten në antologjinë e gazetarisë.

Shkrimi i plotë i RD 

Garda e kryepushtit Edvin Kristaq Rama ka vendosur që të heqë mbrojtjen ish kreut të qeverisë, Sali Berisha.

Ky është një vendim hakmarrës i qyqarëve në krye të pushtetit që mendojnë se mbrojtja e Berishës është në duart e Gardës.

Berishën sot e mbron i gjithë populli dhe kemi të bëjmë me një veprim qesharak të një frikacaku që drejton qeverinë. Sot Shqipëria është ngritur në këmbë duke pasur përballë partinë-shtet.

Partia-shtet do të rrëzohet përballë revoltës popullore. Pushteti ëhstë ilegjitim pasi ka dalë nga votat e blera me paratë e krimit të organizuar. Sot me djegien e mandateve të opozitës vendoset funeral I Parlamentit ilegjitim, i cili nuk do të ketë asnjë ditë jetë pa opozitën.

Garda e Republikës i hoqi sëfundmi gardistët Sali Berishës, por këta të fundit kanë marrë një vendim ekstrem për të qendruar pranë liderit historik të demokratëve.

Mësohet sëfundmi se pas vendimit të Gardës së Republikës për t’i hequr rojet fizike Berishës, dy garditët e tij që kishin këtë detyrë nën urdhrat e Gardës kanë dhënë dorëheqjen nga kjo e fundit dhe vijojnë mbrotjen e Berishës si persona fizik.

Berisha mbrohej nga Garda e Republikës pasi me ligj është detyrim që Kryeministri të mbrohet deri tre vite pasi largohet nga pushteti.

Sipas Gardës së Republikës ky afat ka përkuar gjatë javës së fundit për Berishën prandaj edhe ia hoqën tani gardistët.

/Marrë nga RD/



2 Comments

  1. bushat e tregon veten se sa do te poshter e kriminel te jene rikurvat ti nuk largohesh dot prej tyre ,kuptohet nuk te le gjaku i te pareve . kjo puna e rames ka marre fund .le te mblidhen gjithe ,kurvat ,bandat ,te korruptuarit e te gjithe botes nuk e shpetojne dot ,uragani popullit qe i kavajtur thika ne kocke do ti derrmoje ,do ti shkoq si kellira qe jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *