• |
ide | kryesore

Numrat e përmbysjeve dënojnë Juventus: nëse eleminohet, në qershor vjen Zidane

Sport



Juventus ka 20 ditë kohë për tu stërvitur mentalisht e fizikisht për një përmbysje të madhe, që duke parë të shkuarën, nuk është se hyn në specialitetet e tij. Në pritje të ndeshjes së kthimit për Juventus dhe Massimiliano Allegri, një statistikë penalizuese për bardhezinjtë në Champions është se të gjitha përmbysjet e mëdha, ose befasitë, janë realizuar jashtë shtëpisë: në rrugën drejt Berlin 2015 në memorie ka mbetur 3-0 në Dortmund e 1-1 kundër Real Madrid në Bernabeu, pas fitores së vuajtur 2-1 në Torino.

Një vit më pas, Bayern gati u turpërua në Allianz Arena, përpara se Juventus, në avantazh 2-0, të barazohet në 2-2, pr tu dorëzuar më pas në kohët shtesë. Në fund është përmbysja spektakolare e Bernabeu, që u venit në të 90′: do të kishte qenë arritja më e madhe në historinë e bardhezinjve në Europë.

Në ndeshjen e kthimit kundër Atletico të martën e 12 marsit duhet të mos bëhet asnjë gabim, e mbi të gjitha të rritet ritmi. Juventus në kampionat mund të luajë nën ton e të bëjë gabime teknike që rrallë ndëshkohen, por në Champions është krejt tjetër gjë.

Pas 20 ditësh kampionët e Italisë duhet të fitojnë me 3 gola diferencë dhe kjo është një statistikë aspak inkurajuese. Në këtë sezone, në 13 ndeshje në Stadium, bardhezinjtë kanë fituar 3-0 vetëm kundër Chievo i fundit në klasifikim dhe ndaj Frosinone i parafundit.

E bashkë me këtë ndeshje është i lidhur edhe fati i Allegri. Sipas Mirror, Zinedine Zidane pret fundin e sezonit për të kuptuar cfarë do të ndodhë në kampin e Juventus: tekniku francez, pa skuadër, është kndidati numër 1 për pankinën e bardhezinjve, post-Allegri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *