• |
ide | kryesore

Pas tradhëtisë, Kylie largon miken e ngushtë nga shtëpia

Paparazzi, Slider

Shoqja e ngushtë e Kylie Jenner është parë në momente intime me të dashurin e Khloe Kardashian. Pas këtij lajmi, burime për ‘Hollywood Life’ kanë zbuluar se Jordyn Woods do largohet përfundimisht nga shtëpia e shoqes së ngushtë të saj.

“Kylie është shumë e lënduar nga gjithçka ka ndodhur dhe ndihet e tradhtuar nga mikja më e mirë që ka”,-shprehen të njëjtat burime. Modelja po bën gati gjithçka për t’u larguar sa më shpejt nga vila e Kylie në California.

Ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ dhe Jordyn janë shoqe prej shumë vitesh. Motrat Kardashian-Jenner e kanë mbështetur modelen në çdo aspekt, ndërsa Kylie e ka strehuar në shtëpinë e saj prej vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu