• |
ide | kryesore

Reagon sërish Basha: Ai që hiqet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Luzim Basha ka reaguar sërish pas protestës së sotme e cila u finalizua me djegien e mandateve.

Ndërsa e cilëson Ramën si Maduro i Ballkanit, Basha shprehet se nuk mund  të pranohet më një kryeministër bandit, i kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre

 “Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit. Ne nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre.

Sytë e Europës janë sot tek ky shesh: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ata kanë për popujt e vet, liri, demokraci dhe ligjin e barabartë për të gjithë!”,  shkruan Basha.



7 Comments

  1. Ky eshte krahasimi me idjot qe kam degjuar.

    Ne Venezuela opozita nuk i ka dorzuar mandatet.
    Ne veneyuela nderkombetart po ndihmojne opoziten , jo ta kritikojne !

    Apo dil e bertit me budallalliqe te tilla se ka polot budallenj trushpelare qe do kalojne ne ekstaze. Gati 3/4 e atyre qe e ndjekin as nuk e dine se ne cilin shtet eshte Maduro , jo me te arrijne te shohin me sy kritik keto budallalliqe qe thote lulushi

    1. ahah
      po te dali ndonje ‘orator’ dhe te bertasi rrofte Moduro dhe ta shoqeroje kete me 2 gishtat lart , do kete plot protestues qe do bertasin ne korr , rroft Maduro, rroft Maduro .

      ahahah

  2. Ju rilindas vazhoni dhe pak me atë pak fjalor ordiner dhe të pisët që keni, por se nuk e keni të gjatë

    1. Cilin nuk e kemi te gjate ??? Po te na e shohesh do nderrosh mendje jo vetem ti por dhe mami dhe motra jote.

  3. Bravo Basha keta banditet e rivdekjes po i dridhen kembet e nuk po din ku ti cojne leket e vjedhura. Flitni per bandat e drogen qe mbuluat Europen, Basha eshte komod, topi eshte tek ju e race e keqe kumuniste e ketij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *