• |
ide | kryesore

Serbia mund të mbajë referendum për Kosovën

Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vënia e kufirit me Kosovën nuk është propozim zyrtar, por ide e zyrtarëve shtetërorë.

Sipas tij, nëse kjo ide bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referendumit.

Komentet e ministrit Daçiq u bën pas takimit me ministrin e Jashtëm të Burundit, Ezechiel Nibigira, njofton REL.

Megjithatë, të marten, Daçiq pati deklaruar se vënia e kufirit me Kosovën është propozim zyrtar i Serbisë.

Disa orë pas kësaj deklarate, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ideja për “vënien e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”.

“Nuk kam çfarë të komentoj. Këtë e kam thënë para dy vitesh”, tha Vuçiq gjatë një vizite në një Institut shëndetësor në Beograd.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces “korrigjim i kufijve”.



3 Comments

  1. Kufijte Jane, Jane edhe ne FLAMURIN 2 te Kosovës,
    Serbia- KasapiBallkanit nuk ka
    Asnje qime per te marrë,
    e kunderta ka per te dhene.
    E tha Z Kurti qarte: Kosova nuk leshon Asnje qime, ëeeeee eeeeedhe sikur këtë ta kerjojne tere deshmoret e te renet e genocidit serb.

    10miljon Shqiptarët do mbrojnë trojet e veta te prire nga flamuri kuqezi nga gjaku I të reneve dhe nga padrejtesite genocidale te ‘Krajlave te Mbedhenj’. Ne balle Haradinaj, Kurti etj e mbi ne Heroi legjendar AdemJashari qe I dha kufijve tere fusin e tij, heroizem I paperseritshem ne historine e luftes per liri.
    (Qe stigmatizon edhe Tjetren: genocidin barbar serb mbi shqiptaret po edhe qorrnine & makuterine (dhe Jo vetem) e Krajlave Perendimore
    te cileve
    ua ben 8 me 2 ARIu Russ,
    Pada).

    Tablo Shkurt 2019
    Serbia ka ne krah rusine
    po edhe qorrnine kolonialiste, prandaj nuk e quajne me agresore
    – KasapiBallkanit I Ballkanit
    Por kolege….

    ? kujtese
    SI e pagoi (FINANCIARISHT…. moralisht edhe sot)
    Gjermania
    agresionin e Luftes I, II?.

    Sot Gjermania nuk eshte as ne
    K. SIGURISHT.

    Po Serbia?
    Kucedra tund shemtite kuterbus
    e turret të cqyeje akoooooooma…
    Pse?
    Sepse ARIu rus punon me efikasitet, nuk fryhet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *