• |
ide | kryesore

Tifozët fusin në krizë Tiranën: nga kontestimet, tek fatura 10 milionëshe për t’u paguar

F1, Sport



Futbolli luhet për tifozë është e vërtetë, janë ata që quhen lojtari i 12, por kur tifozët kthehen kundër skuadrës, duhen bërë llogaritë nëse është më mirë të jenë në stadium, apo të mungojnë. Për Tiranën ka ardhur pikërisht ky cast. Ultrasit e saj, jo vetëm kontestojnë në mënyrë frekuente skuadrën, drejtuesit dhe presidentin Refik Halili, por problemi shkon edhe më thellë, me gjobat e vazhdueshme që aplikohen mbi klubin, për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre, e fundit është ajo 3 milionëshe në sfidën kundër Luftëtarit…

“Tirana ka nevojë për tifozët e saj dhe unë jam i lidhur vecanërisht me ta – deklaroi tekniku Ardian Mema – Mendoj se duhet të jenë në stadium, vetëm I bëj thirrje të jenë më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, në mënyrë që të mos penalizohet klubi”

Në një faturë të përllogaritur, gjobat e marra nga Tirana, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, kap shifrën e 10 milionë lekëve të vjetra. Një barrë fiskale, përkundër faktit që tifozët bardheblu, mes mërive e kontestimeve, as mbështetje për skuadrën nuk janë më. Në këtë pikë në transfertën e Skënderbeut Tirana nuk di më nëse është më mirë ti ketë me vete tifozët, apo të shohë e lehtësuar se në mungesë të tyre të paktën nuk do ti rëndohet më tepër zëri i daljeve nga buxheti…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *