• |
ide | kryesore

Video/ Inter i çmendur, dy gola në 7 minuta kundër Rapid

Sport, Video



Në ndeshjen e vajtjes e zgjidhi në fund me Lautaron, por në San Siro Inter shkatërron Rapid me dy gola në shtatë minuta, duke siguruar kualifikimin në 16 më të mirat e Europa League. Përsëri pa Icardin, zikaltrit kalojnë në avantazh në minutën e 11 me Matias Vecino, që u la pushim nga Spalletti në ndeshjen e të dielës në kampionat kundër Sampdorias.

Por italianët ndëshkuan përsëri austriakët me golin e dytë në minutën e 18. Këtë herë është Andrea Ranocchia që vendosi rezultatin, duke e bërë gjithcka të thjeshtë, apo më saktë duke e shndërruar ndeshjen në një seancë stërvitore.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ao/aoRQ.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *