• |
ide | kryesore

Video/ Konfigurohen 16 më të mirët: Inter e Chelsea asnjë problem, Betis prish rekordin spanjoll në Europa League

F1, Sport, Video



Asnjë surprizë në pretendentët e mëdhenj për trofeun e Europa League. Inter e Chelsea nuk gabojnë, duke i shndërruar ndeshjet e kthimit në goleada, ndërsa Betis Sevilla prishi rekordin spanjoll, për tu prezantuar në fazën e 16 më të mirëve me katër skuadra/ Andaluzianët u mundën 1-3 në shtëpi nga Rennes, pasi kishin barazuar në Francë 3-3.

Përsëri pa Icardin, përsëri fitore. Në ndeshjen e vajtjes e zgjidhi në fund me Lautaron, por në San Siro Inter shkatërroi Rapid Vienë me një poker që nuk la vend për dyshime. Dy gola në shtatë minuta i dhanë drejtim sfidës, me zikaltrit që kaluan në avantazh në minutën e 11 me Matias Vecino, që u la pushim nga Spalletti në ndeshjen e të dielës në kampionat kundër Sampdorias.

Italianët ndëshkuan përsëri austriakët me golin e dytë në minutën e 18. Këtë herë ishte Andrea Ranocchia që vendosi rezultatin, duke e bërë gjithcka të thjeshtë, apo më saktë duke e shndërruar ndeshjen në një seancë stërvitore.

Me kualifikimin të arritur, Inter ka shtuar përmasat e fitores me golin e tretë, 10 minuta nga fundi i ndeshjes. Ivan Perisic realizoi në minutën e 80, duke i cuar shifrat në 3-0. Kroati, finalizon një kundërsulm brilant, duke kaluar portierin, e me një parabël fine edhe mbrojtësit që u munduan të shmangin golin.

Në fund ka lavdi edhe për Politano, që kompletoi pokerin në minutën e 87. Inter i bashkohet kështu Napolit, në një dyshe italiane me pretendime të mëdha në këtë kompeticion, ashtu si në fakt është edhe Chelsea.

Londinezët nuk e diskutuan as ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge, duke shënuar tre gola në portën e Malmoes. Suedezët ishin shumë të brishtë për tiu përgjigjur furisë së londinezëve, që avancuan me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Giroud hapi serinë e golave në minutën e 55, duke e bërë të qartë panoramën e ndeshje që do të vazhdonte më tej në Londër.

Ros Barkley dhe Callum Hudson-Odoi vulosën suksesin dhe kualifikimin, si një shenjë qetësie për Maurizio Sarrin, në ditët më të trazuara të tij, që kur është ulur në pankinën e Bluve.

Skuadrat e kualifikuara: Rennes, Inter, Slavia Prague, Dynamo Kyiv, Chelsea, Benfica, Krasnodar, Zenit St Petersburg, Villareal, Valencia, Salzburg, Napoli, Eintracht Frankfurt, Dinamo Zagreb, Arsenal, Sevilla

Europa League – Round of 32

Bayer Leverkusen 1 – 1 FC Krasnodar
Benfica 0 – 0 Galatasaray
Chelsea 3 – 0 Malmoe FF
Dynamo Kyiv 1 – 0 Olympiacos
Genk 1 – 4 Slavia Prague
Inter 4 – 0 Rapid Wien
Real Betis 1 – 3 Rennes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *