• |
ide | kryesore

Edhe njëherë për domosdoshmërinë e “dhunës”

1, 2, Ide

Që nga protesta e opozitës të shtunën, kur u thyen 2- 3 tre xhama dhe kur shkërmoq kërpudha e artistit bashkëkohor Carsten Holler, i gjithë debati i politikës dhe studiove televizive po vërtitet rreth “dhunës”. Qeveria, kryetari i kuvendit, policia, garda, ambasadat e huaja njëra pas tjetërës, Brukseli dhe Uashingtoni po denoncojnë gjëmën që kujtojnë se ngjau dhe, njësoj si Nastradini, po shpërndajnë ndëshkime edhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen.

E zënë në çark, në këtë vorbull propagande, edhe opozita, që kreu aktin e saj më radikal në këto 30 vite duke djegur mandatet, është kapluar nga kompleksi i dënimit të akteve ekstraligjore. Shprehja e përfaqësueseve të saj i ngjan më shumë sjelljes së fajtorëve pa faj. Ata i dënojnë militantët e vet që kryen krime të barazvlefshme me mosecjen mbi vijat e bardha apo shkeljen e semaforëve, duke u justifikuar me alibinë: “gjithçka e bëri zemërimi i popullit, i cili nuk pyet më as për ne”.


Në fak kjo është një gënjeshtër, sa e pabesueshme, po aq edhe e panevojshme. Nuk ka shqiptar që nuk e di se ato pak akte force që u bënë të shtunën e 16 shkurtit, ishin fryëmzuar, planifikuar dhe nxitur nga PD- LSI.

Por, debati nuk është ky. Pyetja që shtrohet nuk është nëse e ushtroi opozita, atë që për lehtësi komunikimi të gjithë kemi rënë dakord ta konsiderojmë si “dhunë”, por e rëndësishme është diçka tjetër: a qe e domosdoshme ajo, madje edhe akte shumë më ekstreme?

Përgjigja më e thjeshtë për këtë na vjen nga një demokraci shumë më e lashtë dhe e përparuar se ne, nga një vend që i ka prerë kokat e mbretërve dy shekuj më parë, pra nga Franca e cila u përball me një krizë shumë më të fortë demokracie, me protestën mbi tre mujore të jelekëve të verdhë. Ato që ndodhën çdo fundjavë në avenue des Champs– Élysées mund të konsideroheshin vërtet akte dhune, pa përdorur thonjzat që ne vëmë për të përshkruar atë që ngjau në Tiranë. Djegia dhe thyerja e dyqaneve, shkatërrimi i pronës private, bllokimi i autostradave, thyerja e statujave që gjendeshin brenda harkut të triumfit, qenë imazhet më të forta të asaj zemërate.

Dhe po të dëgjoje ata që e mbështesnin lëvizjen e “gilets jaunes”, avokatia e tyre ishte unanime: “Nuk ka mënyrë tjetër veç akteve të dhunës, për të bërë të dëgjohet zëri i atyre që shpërfillen. Nuk ka mjet tjetër për ta bërë pushtetin dhe kastën të mbajë vesh”.

Natyrisht, njihet edhe kundërargumenti i atyre që qëmtojnë diferenca mes asaj që ndodhi në atdheun e galëve dhe kësaj që ka marrë jetë në vendin e shqiponjave. Ata thonë se nuk ka ngjashmëri, sepse në Francë u ngrit një pjesë e popullit, ato grupime të margjinalizuara dhe rurale që nuk gjendeshin fare të përfaqësuara dhe ndiheshin të padëgjuara nga sferat e larta, ndërsa në Shqipëri po proteston opozita, e cila kishte gati gjysmën e parlamentit, e cila ka vëmendjen mediatike, e cila është prezente kudo, pra që nuk mund të ankohet për shpërfillje dhe mos dëgjim.

Dhe këtu vijmë në pikën kyçe.

Po a mund të konsiderojë çdo individ i arsyeshëm dhe me gjykim të lirë se opozita është e përfillur dhe e dëgjuar në Shqipëri?

A mund të quhet ajo e tillë, kur edhe pasi zbulon një vjedhje 40 milionëshe, askush nuk përfundon në burg?

A mund të quhet ajo e tillë, kur edhe pasi provohen vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandat e drogës, askush nuk ndëshkohet?

A mund të quhet ajo e tillë, kur qeveria fal koncesione dhe PPP që e tejkalojnë me pesë fish mandatin e saj kohor?

A mund të quhet ajo e tillë, kur parlamenti miraton ligje antikushtetuese “ad nominem” dhe askush nuk ka gjykatë ku të ankohet?

Të gjitha sa më sipër tregojnë se, njësoj si kudo, nga Parisi në Karakas, aktet ekstraligjore të forcës, nuk janë asgjë më shumë se klithma për t’u dëgjuar dhe për të tërhequr vëmendjen.

Madje shpesh herë ato shërbejnë si katalizatorë për transformime të mëdha.

Nuk dua të përmend këtu një argument që e kam stërpërdorur, atë për vitin 1997. Atëherë dhuna tragjike, madje rrëmbimi i armëve, prodhoi një Shqipëri më të mirë. Ajo shërbeu për shembjen e regjimit diktatorial të Berishës dhe sado e rëndë që ishte kostoja njerëzore, ajo na la trashëgim një vend ku morën fund burgosjet politike të kundërshtarëve, ku Sudja dhe Xhaferri u zëvendësuan me banka private, ku megafoni i vetëm i pushtetit, ekrani shtetëror, u mposht nga dhjetra televizione të reja që lindën si pasojë e erës së re të lirisë.

Pra edhe tani, në situatën ku gjendemi, askush nuk mund ta mohojë se përdorimi i mjeteve ekstraligjore është shpresë për ditë më të mira të nesërmen.

Duke qenë një nga ata që besojnë se është dhunë më e madhe të shembësh për interesa okulte 300 shtëpi të mjerësh tek unaza, sesa të thyesh kërpudhën; se është më ekstreme të rëmbesh tokën publike në qendër të Tiranës dhe të ndërtosh gjashtë kulla 200 milionëshe, sesa të zaptosh me forcë sallën COD të kryeministrisë; se është më kriminale të blesh vota me Avdulajt, sesa që protestuesit të hyjnë me forcë në mjediset e parlamentit: unë i shoh të dytat si të vetmen rrugë për të neutralizuar të parat.

Sepse të gjitha këto veprime të “dhunshme” nuk janë asgjë tjetër veçse apel që shqiptarët të hapin veshët dhe ndërkombëtarët të kthejnë sytë nga ato krime që propaganda e regjimit po i mban të relativizuara.  Dhe historia na mëson se sa më ekstreme të jenë këto akte, aq më e madhe do të jetë vëmendja për të dekriptuar mëkatet e Rilindjes. Pra sa më shumë të shtojmë “dhunën”, aq më pranë do e kemi zgjidhjen.

©Lapsi.al

26 Comments

    1. Problemi me ekzagjerimin Bushat, eshte se pas njefare kohe njerezit fillojne te pertojne per te kuptuar se cila eshte pjesa e vertete dhe cila ekzagjerim. Thjeshte vendosin te te injorojne. Kultura shpif-shpif se dicka do mbetet, tashme mund te quhet e prapambetur dhe njerezit kane nevoje te shohin fakte. Per shembull: Mund te dali dikush te thote qe kollarja e Rames kushton sa rroga e 1 polici, por kur ky person qe e thote ka veshur nje pallto qe kushton disa mijra euro eshte e veshtire ta besosh, qe po mbron interesat e te varferve. Per ti kthyer pergjigje me sa kuptoj une pyetjeve qe shtron: 1. Per mendimin tim opozites nuk i mungon platforma ku te komunikoje, por ka problem artikulimin dhe besueshmerine.
      2. E permenda pak me siper ceshtjen e ekzagjerimit. 40 milion euro nuk po shkojne ne xhep te Rames. Hiq punen ndoshta ngelen 10 milion per te vjedhur. Gjysma ndoshta per “oligarket” e gjysma ndoshta per Ramen (ngelet per t’u vertetuar, pra nuk eshte fakt por aludim)
      3. Edhe ky eshte aludim/ekzagjerim per sa kohe nuk eshte provuar qe Gjushi i ka dhene leket. Ne pergjimet qe jane publikuar konfirmohet vetem qe ka patur kontakt te Gjushit me Avdylajt dhe qe keta te fundit me njeri-tjetrin kane vendosur t’i kerkojne para Gjushit. Nese ti Bushat ose opozita ka fakte qe Gjushi ja ka dhene leket apo minimalisht ka pranuar verbalisht qe do t’ia jape, atehere publikojeni dhe do besojme kemi te bejme me vjedhje te zgjedhjeve.
      4. PPP eshte ligj qe e ka bere opozita aktuale dhe nuk kam degjuar te kete cuar ne parlament nje projektligj per ta anulluar. Pra ja ka dhene vete alibine Rames.
      5. Kush e thote qe jane ligje antikushtetuese. “ekspertet” e PD thone jane antikushtetuese, ata te PS thone nuk jane, ose anasjelltas. Ke duhet te besoje populli i shkrete? Mediat?! PD thote mediat jane te blera nga qeveria, Rama thote mediat jane kazan. Dhe realisht do kisha dashur te shoh ne media nje gazetar qe merr me shkrim nje opinion nga unioni i gjyqtareve apo sindikata e juristeve (nese ka te tilla) qe te kuptoj si qendron e verteta.

      Si permbledhje, ajo qe kuptoj une eshte qe te dyja palet jane ne llogore dhe perqendrohen me shume te lufta politike se sa tek zgjidhja e halleve te njerezve. Lideret e partive jane pronare te partive dhe e kane ngritur steken/barrieren shume lart per hyrjen e forcave te reja politike, qe do te mund te sillnin pak shprese. Prandaj pjesa intelektuale e shoqerise dhe rinia po largohet ose deshiron te largohet nga ky vend: nuk sheh shprese as majtas as djathtas!

      1. Hashashizimi i Shqipërisë është fakt?
        Elvis Roshi përdhunues është fakt?
        Prenga, Ndoka, Frroku, Rahja deputetë të inkriminuar është fakt.
        713 kg kokainë, toyota Jaris është fakt.
        Patentat e Sajmir Tahirit me 800 mijë dollarë kesh janë fakt.
        Fatmir Xhafa me vëlla trafikant është fakt.
        Mos rritja e pagave është fakt?
        Largimi i mbi 300 mijë Shqiptarëve…
        Prishja e Stadiumit Qemal Stafa
        Tentativa për prishjen e Teatrit

        ……
        ……

        Mjafton njëri nga këto fakte për të hedhur poshtë përpjekjen tënde për të vendosur shenjën e barazisë me rilindjes kriminale dhe të tjerëve.

        Jep vetëm një fakt kaq të rëndë sa faktet e mësipërme për kundërshtarët e rilindjes nqs mundesh dhe atëherë mund të bësh debat për shkrimin tënd të gjatë tip endri fuga.

        1. Po te kthej pergjigje, vetem me shpresen qe dikush tjeter mund te kuptoje.
          E para punes mos ja rrit vlerat Endri Fuges, te pakten per paanshmeri politike, se ndoshta eshte me i pergatitur se une! E dyta, nuk po merrem me “faktet” qe permend ti, sepse i bie te zgjatem shume per te te shjpjeguar dhe me kritikove. E treta, ose je adoleshent ose e ke memorjen e shkurter dhe nuk e mban mend vitin 96, 97, 98 dhe janarin 2011. Nuk di ende dike qe te kete ekzekutuar 4 vete me sniper (ne koke ose ne zemer) pa gjyq (qofte edhe fasade) dhe te krenohet per kete gje!

          1. Komenti ishte shumë më i stërholluar se replika që ishte shumë ordinere, mjafton të shohësh se të gjithë rilindasit injorantë, me pagesë të vetmin argument bajat kanë 21 Janarin.

            E para kush e prodhoi 21 Janarin? A kishte shkaqe dhe motive për të protestuar në atë farë mënyre kriminale siç ndodhi atëherë.

            E dyta Do të shohim se si do të silleni ju rilindasit në “21 Janarin” e rradhës.

          2. Po te kthej pergjigje, vetem me shpresen qe dikush tjeter mund te kuptoje.

            Kaq bajate sa është përgjigjja vetëm qelbësirat rilindase do ta kuptojnë.

            – 96 u tërhoqët nga votimi në orën 6 pasdite kur patë se po humnit.

            —97 ishte revaanshi komunist pas rrëzimit të sistemit komunist

            —- 2011 ishte lufta e edvinit për të qëndruar në krye të Ps pas disa humbjesh në disa zgjedhje.

            21 Janari është si puna e Luftës dytë Botërore; nga mbarimi i Luftës e deri më sot, në konflikte të ndryshme në botë janë vrarë pothuaj dyfishi i viktimave të luftëss, por megjithatë vazhdon të përmendet Lufta e dytë si shkaktare e 50 milion viktimave.

            Nqs do të kesh statistika për numrin vetëm të të vetëvrarëve dhe ti krahasosh me vitet 2005 2013 është më shumë dyfishi dhe pastaj na përmendni 21 Janarin e atyre 4 viktimave që i besuan përrallave të ramës.

      2. Po dil ti e shkruaj se na mbyten injorantet si puna e Bushatit qe shkruan si per hartimet e kohes se Enver Hoxhes. Ky injoranti, qe i ka hy vetja ne qejf qe mos e pyet, shkruna ketu per dhune por dhunes vete i iken si dhia. Shkoni ju te tjeret e beni dhune, perplasni koken ju. Nje cope funderrine qe nuk e pyet askush por dic sec kujton se eshte.

    2. Nuk lexova gjithe artikullin se nga nje djal kurvë si puna jote vetem idjotesira do lexosh.Mandet bënë shumë mirë qe i dogjen tani fjalen e ka populli ne kutine e votimit.Por shpellari serb dhe lule basha duan ta marrin pushtetin ne tavoline.Zgjedhjet e tjera kjo opozite nuk merr as 20 perqind te votave.Kete e di shumē mirë ti kelysh komunisti dhe ai krimineli jot shpirteror Sali Berishoviçi.

    3. Mo e forta osht se kta qi bertasin per ushtrim dhune ,ather kur fillo dhuna ja fusin vrapit neper villat edhe pasurit qi kon jasht shtetit edhe vazhdojn tallin bolet me kjeten.Nuk ju shpto as dhuna nga drejtsia amerikone e SPAK .Amerikoni t rras pallen kur bon si bythe e squt.

  1. Deklaratat haptazi ne mbrojtje nga Gjermania, deshmojne se ajo ka instaluar dhe mbeshtet qeverisjen e pupaceve te Tiranes. Kjo, te pakten deri ne mbylljen e skenarit te kufijeve ne Ballkan: Kosoves (toke) ndaj Serbise dhe Shqiperise (deti) ndaj Greqise. E ashtuquajtura opozite kesisoj e ka te humbur betejen , luften nuk I dihet. Ajo ka vetem nje shans ate te mbeshtetjes nga qarqe evropiane anti-Merkel ose Shba. Italia duket se po kalon ne krahun e opozites, kjo duket edhe ne jehonen positive mediatike nga rai2.

  2. ti zoti bushati ke nje difekt te madh te analiza jote ..krahason dhunen ne evrop me dhunen ne shqiperi.ne evrop nuk ekziston asnje parti qe organizon demostrata te dhunshme.kur ato ndodhin ndodhin nga shtresat sociale.asnjeher te frymezuara nga politika.nese te gjitha ato arsye qe ti deftove do kishin ngritur njerez pa pat ne krye ata qe kane vrar njerez e duhet te ishin ne burg por sic thua ti zotrote drejtesi nuk ka,te jesh i sigurt qe do ishin mbush sheshet plot..sikur ajo dhune te ishte ber nga studentat prap do kishte perkrahje..por te krijoj dhune per te sjell ata qe kane bere dhune me shpresen qe dhune sdo kete me e do ndeshkohen ata qe kane mar 40 million e sdo ndeshkohen ata qe kane vrar nuk arrij ta konceptoj.dhuna fizike mungese llogjike.nuk e di sa te ka perdhunuar jeta ,kuptoj qe vim nga nje kutur dhune por nuk te jap te drejte te frymezosh brezin e ri me dhune.te te vij turp.ik mesoi vajzes e djalit tend dhunen ,jo te tanve..ideja jote me gjeniale per perprogres eshte dhuna….qofsh ti qe je

  3. Bushat e para kujdes ti për vete se do të të akuzojnë për nxitje dhune e mund të të ndalojnë.

    Pas fjalimit të mbrëmshëm të edvinit të droguar, mendova se sot do të ishte shtruar në reanimacion për dezintoksifikim nga overdoza, por u gabova kur pashë se kishte takuar studentët dhe tek edvini i droguar asgjë nuk kishte ndryshuar.

    Kjo lloj sjellje e tij dhe atyre rreth tij të le të kuptosh se ajo që ka ndodhur në Shqipëri këto ditë nuk shihet nga ai dhe të tijtë, përkundrazi, vazhdojnë ata të shtojnë elementet e arogancës, sigurisë dhe dhunës së pushtetit të rilindjes mbi të tjerët.

    Pra rilindasit duke marrë si dobësi mungesën e dhunës nga opozita e kanë shtuar vetë dhunën ndaj kundërshtarëve të rilindjes, derisa provokimet e shpeshta prej idiotësh të rilindjes do ta detyrojnë opozitën që ti përvishet me hu edhe zjarr edvinit dhe qelbësirave edviniste.

  4. vrasja e kater vetave kur ne krye ishte sali berisha,minister i rendit lulzim basha..kater jete te humbura o per paftesi,o per trimeri o per cmenduri..4 jete skane te karhasuar me asnje lloj sasie leku te vjedhur…spo te arsyetoj vjedhjet jo,dhe i pafsha ne burg te gjithe legenat e rilindjes qe vjedhin e mashtrojn e perdhunojn ..po thjesht te dhash nje fakt..

  5. Ka nje te vertete qe thuhet ne komente, ne Perendim partite politike nuk shkaktojne dhune. Ne te vertete, partite politike nuk bejne as protesta dhe as metingje elektorale pasi keto te fundit zakonisht behen ne salla te mbyllura. Protestat organizohen nga shoqeria civile dhe kryesisht nga sindilatat, nuk jane fjale te pista sic perdorin disa nga komentuesit inteligjente, por jane “institucione” qe ne atsheun tone te dashur nuk ekzistojne. Sa per “shpellaret” e Frances, sic do i quanin shume komentues superinteligjente, nje miku im francez artist dhe intelektual, krenohej me ta duke me thene “Tu as ecoute les gillets jaune? Nous somme un peuple revolutionaire. Est tres difficile que notre peuple souffre le dictate de gouvernement. Per ata qe nuk kuptojne frengjisht, Ke degjuar per jelekverdhet? Ne jemi nje popull revolucionar. Eshte shume e veshtire qe populli jone te vuaje diltatin e nje qeverie.
    Imagjinoni pak sikur ne France te kishte “shkrojtes” proqeveritare

  6. Bravo Andi Je nga te paktet qe i godet te dyja krahet.Por nuk eshte kjo zgjidhja, te iki Edi te vij Luli me Moniken, shkurt muhabeti duhet nje revolucion qe mund te shohi dhe ky popull dicka.

  7. NE FAKT PAS ZBULIMIT TE SKANDALIT ME PAMJE FAKTE DHE E PRANUAR NGA VET HAJDUTET RAMA VELIAJ DHE QENDRO SE PAKU BASHKIA TIRAN DUHEJ TE DIGJEJ BASHKE ME NJEREN KEMBE TE ERION VELIS I CILI KA SHUME TE FSHEHETA DHE SHUME VJEDHJE NE SHQIPERI KY E NUKE E DIME KU U SHKOLLUA CFARE SHKOLLE KA BERE KUSHE E SOLLI DHE CFAR MISIONI KA SEPSE DUKE SHITUR FIQ NUK MUND TE BEHESH POLITIKAN DHE MASHTRUES KAQ I MADHE. KY E NISI ME GRISELDEN SI MINISTER DHE I KA KUSHTUAR SHQIPERIS ME SHUME SE CDO E KEQ TJETER E LORGOJ SHQIPERIN NGA NEGOCIATAT JO 6-MUAJ SIC PRETENDONTE AI ATEHER TY SHTYNTE 6-MUAJ PASTAJ TE THOSHTE E PREGATITEM NE TERRENIN PER HAPJEN NUK E GJETEM GATI NGA PARARDHESIT. POR TANI ME EUROPEN KU JEMI PARE JO 6- MUAJ POR 6-16-26-VITE DHE SDIHET SE TANI RAMES VELIAJT I PELQEN ME SHUME JASHTE EUROPE DHE AFERE ME RUSIN SE E KUNDERTA KY PALACO QE CDO 100 m KE MBJELL NJE KJOSKE KY PALACO QE CDO 200mKA MBIRE NJE KULLE.KY PALACO QE VETEM NGRITJEN E TAKSAVE DIN TE BEJ ME CA ATMINISTRATOR PALLATESH KY PALACO QE VETEM GJOBA DIN TE VEDOS FJALA PARKIME TE GABUARA . DHE VETEM FASADA DIN TE BEJ DHE ASNJE GJE NGA THEMELET VETEM FASADA KY DUHET TE JAP LLOGARI ME SHUME SE EDI KY QE SE DIME NGA KA ARDHUR NGA SHPELLARET APO SHKERDHETET PO ME SA KUPTOJ KA ARDHUR NGA SHERDHATET SE KETIJ DASMEN JA BENE NENA

  8. Bushat jam dakort me ty vwtem menje gje qe ne duhet tezgjwdhim te kwqen me te vogel por per te tjrat si Luli dhe Rama po njesoj jan mio miko

  9. Kush e pa dhe e degjoi Lulzim Bashen duke kenduar himnin? Sa kam qesh o zot o zot. Vdiqa duke qesh. Te dhjefsha portokalline e al pazarin, humor pa pare te Lulzim Basha.

    1. Mos duhej të këndonte Basha këngën “Lart e lart more shokë, flamujt e kongresit” apo internacionalen komuniste,që të të pëlqente ty more “malok” i trashë antishqiptar ?
      Boll që ty fundërinë, ata që këndojnë hymnin kombëtar të duken qesharakë, për të kuptuar se je një zhabë e paguar nga serbët.
      Ty mbase të pëlqen ai që i dha çelsat e kryeqytetit shqiptar, një këngëtari serb që hymnizonte Millosheviçin, apo ka për këshilltar, një spiun të shërbimeve sekrete serbe, e që “kënga” më e preferuar e tij, është zhargoni i ndyre e banal i rrugeçëve e banditëve me m……,, k……. e b………..

  10. Pa folur per Andin,djalin e bukur qe shikoni ne fotografi, sepse shkrimet e tij nuk i lexoj me edhe te Tosit apo Shkullakut,por lexoj komentet! Si ka mundesi qe ne Shqiperine e vitit 2019 ka akoma gjysem analfabete!

  11. Uroj të mos tejkalohet dhuna përtej asaj që kemi parë në shtete të BE-së si : Franca, Greqia e ndonjë tjetër si këto. Dhe nuk do të doja të na akuzonin se protestat ishin të dhunshme, qofshin këta edhe nderkombëtarët., kur ato janë më pak të dhunshme se ato. Atje nuk ndodhin gjëra kaq skandaloze si tek ne. Ne kemi më të drejtë se ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu