• |
ide | kryesore

Astrit Patozi: Shqipëria nuk ka asnjë borxh të qëndrojë në ankth për shkak të aventurierëve Rama dhe Basha

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, pas ngjarjeve politike të fundit ka reaguar kundër dy liderëve të mazhorancës dhe opozitës, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Sipas Patozit, Rama dhe Basha janë dy aventurierë, të cilët ashtu si kanë bërë pazare më parë mes tyre, mund të bëjnë dhe luftë. Pasojat e sjelljes së tyre bien në këtë rast mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

Sipas Patozit kur Rama mendon raportin e tij me vendin dhe me shoqërinë ka parasysh vetëm Lulzim Bashën, ndërsa ky i fundit teksa nxit dhunë ka parasysh se po kërciti ndonjë pushkë mund t’i hipë avionit dhe të shkojë në Holandë, ku ka të siguruar edhe shtëpinë edhe femijët e tij.

Të vetmen shpresë për përmirësimin e situatës politike, Patozi e sheh tek ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

Postimi i plotë i Astrit Patozit

SHQIPËRIA NUK DO TË DIGJET, EDHE PSE “BIJTË E SHQIPES” I KANË MARRË NË DUAR URAT E ZJARRIT

Për ata miq të shumtë që më pyesin se si arritëm në këtë pikë, kam një shpjegim fare të thjeshtë. Me atë që bën pazar, mund të bësh edhe luftë. Ky është rregulli, i cili, në fakt, nuk vlen vetëm për politikën.
A e keni parasysh atë togfjalëshin klishe të komunikatave të policisë, kur përplasen bandat dhe thuhet që pista kryesore është ” për prishje hesapesh”? Dhe duhet ta dini se gjithmonë, përpara se të vriten me njëri-tjetrin, banditët kanë qenë miq dhe kanë ndarë territore dhe lekë me shoshoqin. Njësoj si Edi Rama me Lulzim Bashën më 17 maj, të cilët dolën nga Kryesia e Kuvendit të qeshur dhe krenarë si të ishin vetëzbuluar vellezër të baladave ballkanike të rinjohjes.
Sepse mendoj që ky sistem, të cilin e kemi përqafuar para 30 vjetësh dhe pretendojmë se e kemi ndjekur ne gjithë këto kohë, nuk e pranon pazarin si instrument për të kapërcyer krizat, e aq më pak si zgjidhje.

Se ky sistem, i vlefshëm si për demokracitë e kthjellëta, ashtu edhe për vendet gjysëm apo çerekdemokratike, ka në thelb konkurrencën dhe lojën e ndershme, kur vijnë zgjedhjet, ku respekti real për kundërshtarin tregohet me fair play në përpjekjen serioze për ta mundur atë me garë. Ndryshe, nuk jemi brenda tij, ndaj edhe kemi mbërritur sot në këtë moment dramatik, krejtësisht të paimagjinueshëm më parë për mendje të kthjellëta.
Me këtë që ka ndodhur, po të ishte në lojë fati politik i dy personazheve, të Edi Ramës dhe të Lulzim Bashës, do ta kisha patur të lehtë të thoja që kokën hëngshin me njëri-tjetrin, sepse edhe atë pak do ta kishin. Por as eksperienca, as mosha, as përgjegjësia publike nuk më lejojnë që ta mendoj qoftë për një sekondë ashtu. Shqipëria nuk u ka asnjë borxh qoftë edhe ankthin e disa ditëve për të ardhmen e vet këtyre aventurierëve.

Sepse Edi Rama, kur mendon raportin e tij me vendin dhe me shoqërinë ka parasysh vetëm Lulzim Bashën, të cilin ndoshta edhe mund ta tallë dhe ta mundë sa herë të dojë.
Ndërsa ai tjetri, kur merr i gëzuar dhe me këngë në gojë një vendim të tmerrshëm dhe të paprecedent për gjithë globin, ka parasysh tamam tamam, që po kërciti ndonjë pushkë diku në Shqipëri për këtë shkak, t’i hipë avionit e të shkojë në Holandë, ku ka të siguruar edhe shtëpinë edhe femijët e vet.

E megjithë sa kanë ndodhur, unë ende besoj se Shqipëria nuk do të digjet, edhe pse ata që kanë më shumë përgjegjësi dhe mundësi për ta dëmtuar atë, i kanë marrë në duar urat e zjarrit. Dhe nuk e teproj aspak po të them se e vetmja shpresë që këtij vendi të mos i dalë tymi nuk jemi ne, “bijtë e shqipes së inatosur”, por janë miqtë tanë ndërkombëtarë. Të cilët me fuqinë, durimin dhe paanësinë e tyre janë të vetmit që mund të evitojnë një skenar të kobshëm, të cilit askush sot nuk mund t’ia përfytyrojë fundin. Gjithmonë, në rast se do të kenë interes dhe përkushtim që të investohen me kapacitet të plotë në këtë ndërmarrje jo aq të lehtë për të shuar zjarrin e qëllimshëm që ne vetë i kemi vënë shtëpisë sonë.

E thotë këtë një njeri, që nuk e ka fetishizuar kurrë rolin e të huajve, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend tjetër të lirë, sepse unë besoj fort që përgjegjësitë në këtë botë nuk mund të delegohen. Ato janë për t’u mbajtur në radhë të parë nga ata që e kanë detyrim atdhetar, kushtetues, politik, moral dhe njerëzor në radhë të parë.
Lajmi i vetëm i mirë në këtë katastrofë politike, që ende përbën rrezik për shoqërinë tonë, është fakti që sistemi i kalbur politik po jep shenjat e qarta se po shkon drejt vdekjes klinike. Por është akoma shpejt për të thënë se kjo do të përkthehet dikur në një të mirë publike për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Kaq mund të them për sot.



20 Comments

  1. Te erdhi ne shteg te kerkosh euro te tjera Rames per ndonje problem personal ose familjar, se vajzen ta doroviti per qendrimet parimore te demokracise. Turp

  2. Kete qe na thua sot, e ke patur dhe ethua qarte se kjo furtune e popullit kunder se keqes se rilindasve, nuk te vjen mire, dhe e nakatos me rrevolucione banditesh e tradhetaresh. Komenti, e kjo analize duket qe eshte shkruar mbi avullin e tepsise se sektit, e me deshiren e diversionit, qe banditin, psikopatin, e mafiozin e qeverise e unifikon me Bashen, e biles duke e denigruar der atysa te thote qe nese ka turbullira ai na shkokerka ne Hollande. Kete e thote me qellim tendencioz e mendje percaresi si i kapitulluar qe eshte, deshtak deri sa i besuam ne parti, sot mesimet e ketije cmire xhiu, jane vetem frymezim per Ramen e qeverine e tije. Te injorosh tere ate mase popullore qe del e kerko te drejtat e vjedhura e te mohuara, me brockulla diversioniste, nuk je asm me shume e as me pak nje kulish rilindasi, tradhetare i ushtrise se protestueseve per demokraci. Per te tjerat, apo here tjeter, frymezohu nga psikopati bandit, se te jep honoraret perkatese per sherbimin qe i ben, Me se fundemi, po e nxjerr koken nga guaska qe te na shfaqesh rilindas, me kartele social demokrati te deshtuar.

  3. patozi nuk bo sens…s’ke argument…
    kur boni basha marrveshje, tha pse e boni, tani qe refuzon, pse e pruni deri ktu
    s’ka sens, mendoj se patozi u dogj politikisht

  4. O burra Patozi mere dhe Taku Ngjelen dhe dili per zot ketij vendi.Po rri nje here pa lehur o social-demokrati-Qenushit [Gjinushit].

  5. Stalini dhe juri po punojne me norme te larte vazhdoni skllever te saliut,rama per inat te saliut dhe luluse me parate e hashashit lazaratas te saliut bleu me ne fund te gjithe miqte e luluse dhe saliut te cdu gjermane,tani shishet e shurres dhe saliu po ju pret o langaraqe

  6. Ishe në merrak të madh o Patoz, se pse Basha nuk të vuri si kandidat për deputet e nuk ndalon së lehuri ndaj tij..
    Tani duhet ta mbyllje sqepin e nëse ke këllqe, bëj edhe ti ndonjë parti e konkuro në zgjedhjet e parakohëshme.
    Nuk mund të thuash se fajin ta ka kryetari i PD se edhe ai si ti tani është pa mandat.
    A nuk e kupton se veçanërisht pas kësaj lëvizje të opozitës po bëhesh shumë i neveritshëm me këto idiotësitë e tua që ja kalojnë edhe atyre të Ramës ?

  7. Patoz nuk je provuar asnjehere ne pune. Vazhdon te ndjekesh keshillat e Baze gelbazes me te cilin ha dhe pi por ke gjetur momentin e gabuar. Tani e keqja e ketij vendi ka vetem nje emer Edvin

  8. Po mor zoteri. Ti e di politiken shesh me lule. Hanit e pinit me rroga te majme celulari pa limit nafta pa limit qef o qef. Po ke bythe mbyll sqepin. Trimat e mire dallohen ne veshtiresi dhe perplasje me cdo te keqe.

  9. Sëpaku, në këtë rast, duhet të kishe thënë ndonjë fjalë që ngjit ose hesht, sepse kjo tregon që je demokrat ose socialist pa parime e ideale, por , thjeshtë, për interesa afatshkurtëra. Kjo nuk te nderon. Na zhgënjeve or trim! Jepe kontributin tënd në favor të demokratëve. Aftësitë nuk të mungojnë, por shpirti të është sëmurë. Sa keq!

  10. Sa mjeran e i deshtuar eshte nje kuqal Ipaemer, me komentet e falimentit mendor te ziut lehes, ha, ha,,,ha e nje te semuri po ite njejtit sekt qe gjithmone komentin e ka uniform, ne te gjitha ato qe na shkruan, e andaj e quaj guk, e zagar nga vete paraqitja e shprehja, por mjere ne qe kemi te tille kodoshe, bije kurvi ne komentet e kohes se ndryshimit.

  11. Sa mjeran e i deshtuar eshte nje kuqal Ipaemer, me komentet e falimentit mendor te ziut lehes, ha, ha,,,ha e nje te semuri po ite njejtit sekt qe gjithmone komentin e ka uniform, ne te gjitha ato qe na shkruan, e andaj e quaj guk, e zagar nga vete paraqitja e shprehja, por mjere ne qe kemi te tille kodoshe, bije kurvi ne komentet e kohes se ndryshimit.

  12. MOR DHAMPIR QE SKE GJAK PO HELM NE TRUP TI MOR QE KE 25 ME KE SEMUR DUKE TE DEGJUAR SI DJATHT TANI E MBAN THIKEN NE DOR DHE JA FUT TE DJATHTE SA HERE OJA MERR VETEN PO MIRE MOR MASKARA BASHA SBEN E DJATHTA SBEN SE AJO BENE VETEM PO TE JESHE TI ATY PO PER SKANDALIN E UNAZEZ SE RE A MUND TE FLASESH VETEM NJEHER PSE SHKON NE PROTESTE ME ATA HALLEXHINJET QE DUAN TI NXJERRIN NGA SHPIA QE TE PASUROHET ERIJON VELIA DHE EDI RAME ME NDONJE TJETER .PO PER KANABIZIMIN E SHQIPERIS PELLEMB PER PELLEMB A MUND TE FLASESH PO PER BLERJEN E VOTAVE ME LEK NE 50% TE ZONAVE A NUK MUND TE FLASESH A TE KUJTOHET KUR POLICIA KONTROLLI SHKOJ TEK FABRIKA E MIELLIT NE VORE THIRRE BASHEN DHE ERDHI ATJE ASME THUA CFAR ISHTE PSE U BE GJITHE AJO ZHURME ATEHER PER CFARE ZOTEROTE PARTIA DEMOKRATIKE NUK FILLON E MBARON ME TY PLEH QE NE RASTET ME KRITIKE MUNDOHESH TI FUSESH THIKEN PAS SHPINE POR NE FAKTE TI ASNJE SHANC NUKE PER TA DOMTUAR SE NJE DHAMPIR QE MUNDOHESH TE JETOSHE ME GJAKUN DJERSEN E TE TJERVE …HAJNE MASKARA I PA MORAL ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *