• |
ide | kryesore

Berisha: Rama të largohet me urgjencë, urrejtja ndaj tij po bëhet e pakufishme

Lajme, Të fundit



Pas vizitës së ekspozitës të piktorit Avni Delvina, ish-kryeministri Sali Berisha është prononcuar për median në lidhje me situatën aktuale politike dhe figurën e Edi Ramës. Sipas Berishës kryeministri aktual duhet të largohet me urgjencë për shkak të shtimit të urrejtjes popullore ndaj tij dhe mënyrës se si po e qeveris vendin. Ai i ka bërë thirrje mbështetësve të PS që ta largojnë Ramën nga pushteti për shkak se ai është njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës.

Siç e patë erdha këtu të vizitoj një ekspozitë nga piktori Avni Delvina. Ekspozitë e frymëzuar nga transformimi i Donald Trump. Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. U bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti sepse e them me bindjen time më të thellë se urrejtja ndaj tij bëhet çdo ditë me e pakufishme. I bëj thirrje socialistëve të mos nënvlerësojnë situatën, sepse në mënyrë absolute ndëshkimi popullor për Edi Ramën do të jetë tepër i sigurtë. Ndaj t’i thërrasin mendjes. Ky është një revolucion i nisur nga studentët, tani e kanë marrë fjalën qytetarët. Çdo javë e Edi Ramës në pushtet është rrezik madhor kombëtar. Ik! Ik dhe vetëm ik! Dilni socialistë përzini Edi Ramën, largojeni nga pushteti njeriun më të rrezikshëm pas Enver Hoxhës”- tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se nuk do këtë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

“Opozita po bën përgatitje të etshme për zgjedhjet, por zgjedhje me Edi Ramën në Shqipëri nuk do ketë më, për këtë ju garantoj“, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me thirrjet e ndërkombëtarëve, të cilët kërkuan që të mos dorëzohen mandatet, Berisha është përgjigjur se të huajt duhet të vijnë e të shohin realitetin në Shqipëri.

“Ata nuk kanë qëllime të këqija, por të vijnë të shohin një realitet që do të jetë në shumë aspekte krejt tjetër”- tha ai.



7 Comments

  1. ah kur do te zene edhe ty mallkimet e nje populli te tere. ky ato te vetat i shikon te te tjeret. te lexosh komentet neper portale se ca thon per ty, nuk ka univers te mbaj lumin e sharjeve e mallkimeve ndaj teje o sllobodan. ty te ka ngel ora ne 85, vazhdon akoma me fletrrufe e me njolla biografie, me lojra me spiuna e me vrasje e prerje. vetem te djegesh e ke mendjen o trushkulur o psikopat i pandreqshem. te kan len ne budallallekun tend qe te vazhdosh ti japesh Rames oksigjen per pushtetin e tij. duhet te qerrohesh ti njeher e mire pa te qerrohet Rama. sa te ket ty, Like floririn, Monen dhe Bashen, Rama nuk iken kurre nga pushteti. Qerohuni ju e ta shofesh ti si bie Rama, per tre jave.

  2. Sec c’lidhje ka Donald Trump me Niko Dhalesin dhe Avni Delvinen ( te dy keta piktore medioker) vetem nje funderrine si Sali Karaxhici e di, qe per te nderrsyer zagaret dhe shpellaret amplifikon situatat si nje delirant i pa ekuilibruar.

  3. Sapo lexova komentet vura re nje urrejtje te madhe per ty Zoti Berisha. Duke marre parasysh faktin qe shumica e komentuesve nuk gabon, Po i bashkohem dhe une mendimit te tyre. PRA me pake fjale “TE Q…SHIN SHQIPETARET ROBT”

  4. Dy here ta dhane mundesine mor Horr e vrases ordiner sali,te trete nuk do kete,populli po pret kur te vij dita kur ti ngordhesh si qen rrugesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *