• |
ide | kryesore

Djegia e mandateve/ Të mërkurën vjen në Tiranë delegacioni me 8 anëtarë prej Parlamentit Europian

Lajme, Të fundit



Një delegacion i komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për t’u informuar në detaje mbi situatën e re në të cilën është futur vendi pas dorëzimit të mandateve parlamentare të opozitës dhe hapat që priten të merren në vjim.

Ky delegacion përbëhet nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian. Grupimi i partive popullore (EPP) përfaqësohet nga Cristian Dan Preda dhe Tunne Kellan. Grupimi i socialistëve dhe demokratëve (S&D) përfaqësohet nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe Juan Fernando Lopez Aguilar. Grupimi i liberalëve dhe demokratëve (ALDE) përfaqësohet nga Ilhan Kyuchyuk.

Grupimi i gjelbër (The Greens) nga Tamas Mezcerics. Grupimi i konservatorëve dhe reformistëve (ECR) do të përfaqësohet nga Bas Belder dhe grupimi i Europës së kombeve dhe lirive (ENF) nga Jean-Luc Schaffhausser. Në krye të takimeve, qëndron takimi me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Më pas takimet vijojnë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e punëve të jashtme, Gent Cakaj. Delegacioni do të takohet me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile, një për çështjet e mjedisit dhe një gazetar të BIRN. Takimet e mundshme me ministren e drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj nuk janë konfirmuar.



5 Comments

  1. Opozita nuk duhet te genjehet nga pallavrat e ketyre burokrateve, qe s´e kane idene se c´ndodh ne ate vend.

    I zoti e nxjerr gomarin nga balta.

  2. Do vine buRokratet dhe ne fund shumica e tyre do te thone sic e ka zakon Cunt Fleckenstein: “na than ambasadat e BE dhe SHBA qe gjerat jane mire. Ashtu na tha edhe Rama. Nqs kan ndonje problem populli, le ti zhgjidhin ne sistemin ligjor Shqipetar qe na than ambasadat jane reformuar dhe rregulluar tani, sidomos tani qe keni njerez te afte e te paster, si psh Prela, ne sistemin qe e ndreqet me ndihmen tone”…

  3. arber kush te ka genjyer se ti dhe gjithe zagaret dhe cakejte e pyllit te partise tende jeni zot te Shqiperise!?
    Po te tjeret qe perbejne me shme se gjysma e popullit cfare jane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *