• |
ide | kryesore

Haradinaj: Nëse taksa është problemi atëherë nuk kemi për ta hequr kurrë, po i tregojmë vendin Serbisë

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të lejojë që heqja e taksës ndaj Serbisë, të jetë kusht për vazhdimin e dialogut.

Në intervistë për RTV21, Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë.

“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e hek, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me hek, ai spo don me na njoft, spo don fqinjësi, po don me na ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

 Kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se nëse Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta thërras dialogun.

“Nëse Mogherini nuk do, atëherë mos ta thërras dialogun”, ka thënë ai.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *