• |
ide | kryesore

Karton i qëllimshëm? Kondogbia e pëson keq… E tani Ramos dridhet

Sport



Tre ndeshje skualifikim me vetëm një karton të verdhë. Një rekord i vërtetë dhe e ka pësuar në kurriz Geoffrey Kondogbia. Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, mesfushori është skualifikuar për tre ndeshje të Europa League pas kartonit të verdhë të marrë në ndeshjen e vajtjes së Valencias kundër Celtic. Problemi është se UEFA ka etiketuar motivacionin se lojtari ka kërkuar qëllimisht të marrë kartonin e verdhë. E kështu dënimi është trefishuar nga ana e Komitetit të Etikës, duke i humbur Kondogbia dy ndeshje të tjera përvec kthimit ndaj skocezëve.

E tani është një problem …për Sergio Ramos. Kapiteni i Real Madrid ndodhet në situatë identike me Kondogbia, duke qenë se mori kundër Ajax një karton të verdhë që do ta detyrojë të mos luajë në ndeshjen e kthimit kundër hollandezëve. Por UEFA ka hapur që tani një hetim e precedenti i Kondogbia mund të rezultojë vendimtar. Në rast të një vendimi të tillë, kampionët në fuqi (nëse arrijnë në cerekfinale) duhet të bëjnë pa qendërmbrojtësin në të dy ndeshjet.

Ramos edhe mund të shfajësohet se nuk e bëri qëllimisht, nëse nuk do të ishin shfaqur pamjet ku fillimisht spanjolli pyet pankinën “duhet ta marr?”, e më pas pranimi në transmetim direkt. UEFA tregoi kundër Kondogbia grushtin e hekurt e mund të bëjë të njëjtën gjë edhe kundër lojtarit të Real… Përgjigja në 28 shkurt…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *