• |
ide | kryesore

Lazio përfundon nën hetim nga UEFA: sjellje raciste e tifozëve italianë

Sport



Pas eleminimit nga Europa League në sfidën e dyfishtë përballë Sevilla, për Lazio mund të shkojë edhe më keq. Klubi italian ka përfunduar në shënjestrën e Uefa që ka hapur një hetim për një sjellje raciste të pretendeuar të tifozëve bardhekaltër në Andaluzi. Komiteti disiplinor i federatës europiane dëshiron të zbardhë ngjarjen, në lidhje me sinjalizimin se disa nga tifozët lacialë kanë bërë përshëndetjen fashiste në tribunë. Lazio është e hetuar për racizëm tashmë dhe cështja do të diskutohet në 28 mars.

Problem i pamenduar për klubin e drejtorin sportiv Igli Tare, përvec kartonit të kuq direkt për Marusic. Në komunikatën e UEFA-s bëhet e ditur se të dyja cështjet do të diskutohen nga zyra e UEFA Control, Ethics and Disciplinary në 28 mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *