• |
ide | kryesore

Ligji/ Çfarë e pret opozitën tani që s’ka mandate?

Arkiva, Kryesore



Kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi, sot ka bërë një lëvizje taktike duke i përcjellë KQZ-së 56 mandatet e dorëhequra të opozitës, 24 orë pasi deputetët e saj dorëzuan kërkesën në kryesinë e kuvendit.

Afati që Ruçi kishte për të dorëzuar kërkesat e deputetëve të opozitës në KQZ- është 30 ditë, por ai i ka nisur ato direkt, duke dashur të demonstrojë forcë dhe vendosmëri për të mos i lutur aspak PD dhe LSI-në.

Po çfarë ndodh pasi ky akt ka hyrë në një rrjedhë proceduarash? Gjëja e parë që bëjnë me dije ekspertët ligjorë të selisë blu është se Kodi zgjedhor dhe kushtetuta nuk lejojnë më kthim pas. Pra edhe sikur për ta të ndodhi mrekullia, edhe sikur Rama të pranojë të dorëhiqet, të krijojë qeverinë tranzitore të kërkuar dhe të pranojë zgjedhjet e parakohshme, pra sikur të realizojë të pamundurën, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe 54 të tjerët, ligjërisht nuk kthehen dot më në kuvend. I pyetur nga Lapsi.al se si mund të arrihet kompromisi në një situatë të tillë, burimi nga PD u përgjigj: “nëse e pranojnë kompromisin, socialistëve u takon të votojnë të vetëm në sallë zgjidhjen e re. Ne e kemi të pamundur të ulemi më aty”.

Por ngërçi me djegien e mandateve nuk përfundon këtu.

Sipas Kodit Zgjedhor pasi ka marë kërkesat e përcjella nga Kuvendi, KQZ fillon procedurat për zëvendësimin nga listat të deputetëve të dorëhequr të PD. Për të marrë një shembull Lefter Maliqi që tashmë ka refuzuar të djegë mandatin kur t’i vijë radha do të futet në sallë. Aty do të gjeje edhe Lefter Kokën dhe Myslym Murrizin. Po çfarë ndodh nëse 56 vendet nuk plotësohen dot?

“Ne nuk kemi koalicion dhe kodi zgjedhor nuk përcakton më tej se si zëvendësohen vendet vakante, normalisht ato nuk plotësohen dot me parti të tjera”, thotë burimi nga PD për Lapsi.al. Pra sipas tij karriget që kanë pasur PD dhe LSI do të mbeten të zbrasta. Madje ai e çon në ekstrem logjikën e tij: “Kushtetuta thotë që parlamenti shqiptar përbëhet detyrimisht nga 140 deputetë. Dhe në pamundësi për të zëvendësuar ligjërisht karriket e mbetura bosh, ky parlament bie. Ai bëhet ilegjitim dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vetëshpërndahet”.

Por gjithësesi një arsyetim tjetër mund të ishte që Kushtetuta prevalon mbi kodin dhe për pasojë, megjithëse kodi nuk e parashikon, vendet e PS- LSI të plotësohen nga parti të tjera.

Megjithatë kjo më shumë sesa betejë ligjore do të jetë një lojë politike. A do t’i shkojë Rilindja përplasjes deri në fund duke prodhuar një opozitë fallco? Sot Gramoz Ruçi ka shpejtuar të hedhë hapin e parë në këtë drejtim. Dhe është shpejt të thuhet nëse është thjesht presion, apo fillimi i një rruge pa kthim.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. Ore ju te lapsit po shikoni dhe vet se ne cfare mocali eshte zhytur opozita por skeni cbeni se dhe vet ja dhate nje shqelm. Opozita e dogji perfundimisht te drejten e vet dhe po shkon ne menyre graduale drejt shkermoqjes totale. Opozita ka prekur ne menyre te rende sistemin demokratik qe mund te kete terbuar plot nensisteme te politikave perendimore duke pare kostot e saj. E mira qe mund ti kete bere ketij vendi eshte qe shkermoqjen ta pasoje e tere politika e korruptuar shqiptare.

  2. Mendoni pak sikur te legjitimohej renja e parlamentit kur iken opozita! Atehere, ne çdo kohe, çdo opozite ne te ardhmen kur do te shkaterroje parlamentin, thjesht iken.

    1. Në çdo rast o malok i trashë, kur një opozitë del nga parlamenti ngaqë përballë ka një kryebandit me 76 hajdutë, është populli ai që e zgjidh problemin. Sado i trashë të jetë ndonjë “malok” e sado që i rreh zemra për enverizmin, nëse ka një fije dinjiteti, do të dalë në protesta e t’ju bashkohet gjithë hallexhijve, se paratë që vjedh kjo bandë, janë edhe paratë e tij apo të familjes së tij.
      Demokraci nuk do të thotë që të bëhesh palë me hajdutin e narkotrafikantët..
      Demokraci do të thotë ballancë pushtetesh e përplasje programesh ekonomike e sociale me qëllim mirqenjen e popullit e luftën kundër korrupsionit e krimit.
      Demokraci normale mund të ketë vetëm kur pushteti i drejtësisë , vepron krejtësisht i pamvarur nga qeveria e rradhës. e ky quhet shteti ligjor demokratik.
      Edhe një demokraci liberale ekstreme e majtë, ku humbasin vlerat e moralit, e ku njerëëzit dalin lakuriq në publik, nuk ka asnjë lidhje me progresin e shoqërisë por me rikthimin e saj në kohët primitive kur njerëzit jetonin në kope si kafshët.

      1. Ne demokraci populli vendos me voten e tij kush do qeverise per 4 vjet,demokraci nuk eshte ik ti se dua une dhe po nuk ike ti une nga inati dal nga loja,demokracia ka si tempull parlamentin…

      2. Llafe dhe retorike, por komplet bosh. Çdo opozite, sidomos ne Shqiperi, mund te thote te njejtat fjale. Pushtetin e kane kriminele, hajduta etj etj. Fjala eshte e thjeshte per tu thene, sidomos me keta ‘politikanet’ tane qe e kane fjalen bordello. Ta zeme vitin tjeter, po te pyes ty o i “holle” demokratik qe te rreh zemra per Berishizmin, ta zeme vitin tjeter fituan demokratet, socialistet ne opozite. Cfare i ndalon socialistet qe te dalin ne proteste, pastaj te dorezojne mandatet duke hedhur akuza se ata ne pushtet jane hajdute, kriminele etj etj. Sipas logjikes tende, ore shume i holle, atehere duhet te permbyset qeveria demokratike dhe te behen zgjedhje. Po nese ne zgjedhjet tjera prape i njejti avaz, si dhe kur mund perfundojne kjo pune. Ju “demokratet, ose me sakte “Berishjanet” e vegjel vetem gojen e ndyre keni se per mend, dru me pre ketu.

      3. Rrofte demokrati Myslim Murrizi! Opozita fashiste e ka vendin ne burg dhe ti i paemer ti hac mutin malokut,

  3. AI QE KA IKUR NJEHER ME FUSTAN DHE KA 60 VITE QE ESHTE NE PUSHTET PO NGUTET PERSE APO JA MERR MEDJA QE ATA QE E PERZUN ME FUSTAN JANE NE EMIGRACION ASNJE HERE NUK VONE…………

  4. E mira e te mirave eshte qe keto vendet bosh ne parlament te mbushen me trafikante dhe kriminelet e -Ridhjerjes-sepse ka akoma nga keta monstra qe nuk jane bere deputete.Per keto po mendon Gramoz Ushi-sebashku me strateget e kesaj pseudo mazhorance.

  5. Me te vertete kjo opozite e mallkuar po i ben shume dem vendit. Ne ishim i vetmi vend ne bote qe pasurine publike e kishim me vlera kaq te larta p.sh. 20 milione euro km dhe keta te degjeneruar nuk e pranojne sepse nuk duan qe pasurite publike te shqiptareve te vlejne kaq shume. Ne ishim i vetmi vend ne bote ku KM i ngerdheshej opozitareve, por do humbe edhe ky spektakel. Ne ishim i vetmi vend ne bote pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte, por opozita deshiron qe te kemi keto organe pa pike vlere. Ne ishim i vetmi vend ne bote ku rruga Tirane Elbasan (pjesa e mbetur pa u bere afro 15 km) nuk perfundojne dot prej 6 vitesh sepse opozita nuk e lejon. Ne jemi i dyti vend ne bote qe kemi nje piktor si kryeminoster pas Gjermanise. Ne jemi i vetmi vend ne bote dhe per kete duhet te jemi krenare, qe per te vazhduar hetimin ndaj nje deputeti, gjykimin e pare e ben Parlamenti. Ne jemi i vetmi vend ne bote qe ka analiste si Artan Hoxha (ai me koke te madhe dhe pa qafe) Mutc Nano, Lorenc Vangjeli apo Alfred Peza qe ka ndertuar stadiumin me drita ne Peqin dhw pas binjakezimit me Lazion, so binjakezohet edhe me Barcelonen, por mbi te gjitha ne kemi Elisen ne boten e cudirave dhe Taulant Ballen. Vec kesaj, jemi i vetmi vend ne bote ku ka njerez qe paguhen me taksat tona per te bere like ne fb dhe komente ne lajmet e ndryshme. A ka vend me demokratik se ky? Ka vetem nje por, ne cdo vend anormal (se normal as qe duskutohet) me shume me pak se kaq, do zhvilloheshin zgjedhje te parakohshme. Cila eshte arsyeja qe nuk zhvillohen? Mos te thote kush se do krijohet precedenti. Aq me mire nese krijohet se do i sherbeje demokracise. Por kam frike se zgjedhjet nuk zhvillohen per arsye te tjera qe kane lidhje me llogarite bankare…

  6. Filloje dhe shkermoqja e lulu dhe saliut,pune jevgjish,gjell Qensh I thone kesaj qe gatoje saliu dhe lulu,tani me ndihmen e lapsit dhe stalinit e jurit gramozi I coje shpejt per ne kqz,me nje fjale gabimi eshte I gramozit qe nuk pret 30 dite,hahaha!cdu sapo I ka falenderuar trimerine e lulu dhe pd nga qefi po mbledhin deklaratat e listes,shikoni stalinin jurin xixa zigurin fax kjo eshte pd e lulu dhe vrasesit ordiner me pagese saliut

  7. Cdo veprim force i maxhorances do i kthehet ne bumerang dhe do forcoje PD, cdo tentative per te defaktorizuar opoziten nepermjet pseudopartive do faktorizoje akoma me shume PD duke i atashuar asaj edhe pjesen e lekundur te elektoratit. Gjithcka pozitive ne kete vend eshte pozicionuar kunder arrogances, fodullekut dhe marrezise se madheshtise te kryeministrit Rama.

  8. tani opoziten e pret burgu. Nuk mundet nje pall trapi si Luli me nje antishqiptar si Sala, per interesa antishqiptare, te destabilizojn Shqiperine. Shqiperia tani eshte vend antar i NATO dhe kemi per ta pare te gjithe se si do perfundojn Sala, Luli, MOna e Like Floriri. Sales ju ndalua hyrja ne SHBA me gjith familje dhe prandaj do te marri ne qaf nje vend te tere. do me tregu qe mund te destabilizoj shqiperine po ti doj bytha sales. po perendimi smund te pranoj nje precedent ku 30% e votusve ju imponohet shumices se pastaj ska me shtet e ska me demokraci. dhe keshtu qe arsyeja e do qe keta te ndeshkohen keqazi per kete precedent qe krijuan. megjithate koha do tregoj cdo gje. Edhe Rames do ti vij rradha se edhe ka bere mjaft zullume, po ka rradhe njeher.

    1. A sa me qejf e keni ju ish sigurimsat e bijtë e sigurimsave që të rikthehet koha kur burgoseshin e vriteshin “armiqtë” e kllasës.
      Flijeni mendjen se ajo kohë nuk do të kthehet më kurrë në Shqipërine e NATO-s
      Akoma nuk e kuptoni se koha e diktatorëve ka marë fund në Shqipëri ?
      Kaq shpejtë e harruat se byrazerin e Ramës, Millosheviçin e futi në burg e ngordhi atje drejtësia ndërkombëtare ?
      Kujtoni vërtetë se shqiptarët do ta durojnë Gramoz Rruçin si kryetar parlamenti ?

  9. Në çdo rast o malok i trashë, kur një opozitë del nga parlamenti ngaqë përballë ka një kryebandit me 76 hajdutë, është populli ai që e zgjidh problemin. Sado i trashë të jetë ndonjë “malok” e sado që i rreh zemra për enverizmin, nëse ka një fije dinjiteti, do të dalë në protesta e t’ju bashkohet gjithë hallexhijve, se paratë që vjedh kjo bandë, janë edhe paratë e tij apo të familjes së tij.
    Demokraci nuk do të thotë që të bëhesh palë me hajdutin e narkotrafikantët..
    Demokraci do të thotë ballancë pushtetesh e përplasje programesh ekonomike e sociale me qëllim mirqenjen e popullit e luftën kundër korrupsionit e krimit.
    Demokraci normale mund të ketë vetëm kur pushteti i drejtësisë , vepron krejtësisht i pamvarur nga qeveria e rradhës. e ky quhet shteti ligjor demokratik.
    Edhe një demokraci liberale ekstreme e majtë, ku humbasin vlerat e moralit, e ku njerëëzit dalin lakuriq në publik, nuk ka asnjë lidhje me progresin e shoqërisë por me rikthimin e saj në kohët primitive kur njerëzit jetonin në kope si kafshët.

  10. Kjo opozite eshte e destinuar te vdese . kaq e kishte jetegjasine, po nuk iku Berisha keta moren fund, pushtet kurre nuk do fitojne, elektorati i majte di ku e hedh voten. urte e bute .e plot tigani. themi ne, Perpeliten si gjarperi dhe jane duke djegur vehten, reforma ne drejtesi nuk zvarritet, amerika nuk ka investuar kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *