• |
ide | kryesore

Ndalohet hyrja në plazhin e famshëm të filmit ‘The beach’

Paparazzi, Slider



“The Beach”, filmi me protagonist Leonardo DiCaprio, ka ndihmuar për të mbështetur turizmin në Tajlandë, por vëmendja e madhe për vendin ka çuar qeverinë që të ndalojë hyrjen, përkohësisht për tani, në plazhin e Maya Bay, që ndodhet në Ko Phi Phi Le.

Autoritetet vendore kishin filluar apelimet për t’i shpjeguar turistëve rreziqet e një fluksi shumë të madh në parajsën natyrore dhe tani ata vendosën të marrin vendime drastike për të ruajtur trashëgiminë lokale. Gjatë dhjetë viteve të fundit, vizitorët janë rritur nga rreth 100 në ditë në mbi 3.000, një situatë që ka shkaktuar rreziqe ndaj ekosistemit delikat dhe ka transformuar pothuajse në një makth përvojën e atyre që shpresonin të admirojnë peizazhet e bukura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *