• |
ide | kryesore

Protesta në Gjirokastër, qytetarët tentojnë të bllokojnë rrugën ku do të kalojë Rama

Lajme, Të fundit



Një grup qytetarësh kanë dalë ditën e sotme në protestë duke tentuar të bllokojnë rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në të cilën do të kalonte kryeministri Rama. Për të kontrolluar protestën dhe çdo incident ka patur forca të shumta policie, të cilat kanë krijuar një kordon për të mos i lejuar qytetarët që të zënë rrugën.

Në protestë ka marrë pjesë edhe deputeti demokrat Tritan Shehu.

‘Kjo është një protestë kundër varfërisë, ne jemi këtu për të thënë Rama ik.

I gjithë qarku i Gjirokastrës është i blinduar pasi ky njeri ka frikë nga qytetarët, përpiqet që të fshihet pas uniformave blu’, është shprehur deputeti Shehu.

https://youtu.be/_A05pyv6Guo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *