• |
ide | kryesore

Rama tallet me studentët: “E dija që në janar do qetësoheshit”

Arkiva, Të fundit



Gjatë një takimi për të ashtuquajturin “Pakti për universitetin” me studentët e Gjirokastrës që nuk i bënë asnjë kërkesë dhe nuk organizuan asnjë orë protestë, kryeministri nuk e ka kursyer sarkazmën për të cilën kërkoi ndjesë jo më larg se mbrëmë. Në një moment kur ai po priste pyetje dhe nga studentët që i kishin mbledhur aty askush spo tregohej i interesuar t’ia bënte, Rama tha me qesendi: “Ahhh e dija mo e dija që do kalonte dhjetori dhe do të qetësoheshit” duke iu referuar protestës studentore si një kërpudhe pas shiu me jetë të shkurtër. Dhe si për ta lëvizur deri në fund thikën në plagën e ironisë ai shtoi: “E keqja me ju është se pas qetësimit ia fusni me gjumë, por këtë herë do të jem unë që nuk do ju lë të flini”.

Dhe e bukura është se kryeministri zgjodhi ti thoshtë këto fjalë para studentëve gjirokastritë që vërtet ishin në gjumë edhe kur të ngjashmit e tyre dolën rrugëve pasi u etiketuan si ngelësa që nuk meritonin tarifa më të ulta në kurriz të pjesës tjetër të popullsisë.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. ” Rama tha me qesendi ”
    ” për ta lëvizur deri në fund thikën në plagën e ironisë ”

    Si i trajton lajmet si i do picka bushat kurveeeees ??? Si i ndryshon fjalet , si hadh helmin per trushpelaret e ketij portaliii moreee.. Tamam kurve autostrade eshte.

    1. po ti shikoje qe ke titulli i lajmit kur thote PO TALLET.
      nuk besoj se i bo bushati kto por ai shkullaku ai osht shum i poshter.

  2. rama sapo shef pallen e policit pervers bajrakurti dhe pallen e sokoll balles bie me byth ne kastaravecin e frrokut,roshit e doshit.

  3. C’do njeri duhet te ndjeje fyerje
    duhet te jete me te vertet ne hall
    kur dite perdite neper ekrane
    nje i Tallur, fillon te tall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *